
Teknologjia në edukim
“Plagjiaturë është prezantimi i punës së dikujt tjetër
sikur të jetë e juaja, me ose pa lejen e tyre duke e përfshirë
në shkrimet tuaja pa referencim adekuat.”
Teknologjia në edukim i mbanë studentët më të interesuar në mësimnxënje krahasuar me ligjërimin tradicional. Përdorimi i teknologjisë nga studentët, shihet në dy rrafshe: profesorë që ankohen se studentët çdo ditë e më shumë po shfaqen të shpërqëndruar në ligjerata, duke i vënë vëmendjen pajisjeve teknologjike si telefonë e ipad dhe në anën tjetër, studentët duke pasë mundësi të panumërta të kërkimeve nëpër internet, edhe qasja në informacione të pafundme shpesh mund t’i sfidojnë dhe profesorët, të cilët me dekada kanë ligjëruar në një metodë dhe cfarëdo ndryshimi për ta në mësimdhënje, është tejet i vështirë.
Lexo më shumë se si të shmangim plagjiaturën?
E para, pra përdorimi për nevoja jo studimore i teknologjisë gjatë ligjeratave, pa dyshim nuk ka asnjë vlerë dhe si e tillë nuk vlen as të diskutohet, ndërkohë që përdorimi i teknologjisë për nevoja studimore dhe të mësimnxënjes përveç që vlen, duhet të stimulohet sa më shumë, duke pasë kujdes në filtrimin e informacioneve.


Si kompani e teknologjisë së informacionit me fokus në sektorin e arsimit, Platforma Akademia mbështet krijimin e një ambienti inkurajues drejt suksesit dhe përmirësimit të jetës akademike në Kosovë.
Akademia përveç ofrimit të sistemit anti-plagjiaturë për tregun shqip-folës, angazhohet vazhdimisht në digjitalizimin e sistemit arsimor në të gjitha trojet shqiptare.
