

#ThuajJoPlagjiaturës #3
Rëndësia e implementimit të sistemit anti-plagjiaturë për IAL-të në Republikën e Kosovës – Vlerësimet, komentet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit për IAL-të në Republikën e Kosovës
Besart Kunushevci
Themelues @ Akademia (www.akademia.al)
Themelues @ Crossplag™ (www.crossplag.com)
Hyrje
Procesi i akreditimit të IAL-ve publike dhe private në Republikën e Kosovës është procesi më i rëndësisishëm për monitorimin dhe vlerësimin e progresit të IAL-ve në plotësimin e standardeve të akreditimit dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Rrjedhimisht, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) përfshinë ekspertë ndërkombëtarë për të bërë vlerësimin e plotësimit të standardeve dhe të rekomandimet e tyre për akreditimin e IAL-ve.
Vlerësimet e jashtme duke angazhuar ekspertë ndërkombëtarë ndikojnë që procesi i akreditimit të IAL-ve të jetë i paanshëm dhe transparent. Ky proces gjithashtu ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë sepse në çdo raport ekspertët ndërkombëtar ofrojnë rekomandimet e tyre se si të përmirësohen institucionet dhe oferta që ato kanë për studentët. Praktikisht, raportet e ekspertëve ndërkombëtarë shërbejnë si udhërrëfyes për udhëheqësitë e IAL-ve drejtë sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë.
Raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditimin e programeve të reja dhe riakreditimin e programeve ekzistuese për IAL-të publike dhe private në Kosovë janë bërë publike nga AKA me datën 13 Gusht, 2021. Në momentin që këto raporte janë publikuar, ne jemi fokusuar të analizojmë këto raporte se cfarë vlerësimi dhe rekomandime kanë ekspertët për trajtimin e plagjiaturës.
Vlenë të theksohet se në raportet e publikuara për pothuajse të gjitha IAL-të në Repulikën e Kosovës, ekspertët kanë rekomanduar që duhet intesifikuar punën drejtë veprimeve konkrete në trajtimin dhe parandalimin e plagjiaturës. Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë në pothuajse 90% të programeve të akredituara ose riakreduatara trajtojnë implementimit të sistemit anti-plagjiaturë në punët e përditëshme mes stafit akademik dhe studentëve.
Në këtë shkrim do ju prezantojmë vlerësimet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë të publikuara nga AKA.
Vlerësimet e eksperëve rreth situatës aktuale në trajtimin e plagjiaturës në nivel institutiocional
Para se të ju prezantojmë vlerësimet e eksertëve rreth gjendjes aktuale në IAL-të në Republikën e Kosovës sa i përket trajtimit të plagjiaturës, vlenë të përmendet se IAL-të publike përmes procedurave të prokurimit kanë blerë një softuer anti-plagjiaturë i quajtur Sistemi Antiplagjiaturë (SAP) për të cilin bazuar në vlerësimet e ekspertëve, shumë lehtë mund të arrijmë në përfundim që ka dështuar. Gjithashtu, IAL-të publike përmes projektit ResearchCult kanë marrë qasje në një prej platformave më të dobëta që ekziston në industrine e sistemeve antiplagjiaturë e cila quhet plagiarismcheck.org. Këto konstatime nuk janë konstatime të Platformës Akademia por të ekspertëve ndërkombëtarë. Më poshtë po ju prezantojmë disa nga vlerësimet e ekspertëve.
Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë për trajtimin dhe parandalimin e plagjiaturës
Për çdo program të akredituar apo riakredituar, ekspertët ndërkombëtarë kanë ofruar rekomandimet e tyre se si të përmirësohen aspekte të caktuara të IAL-ve edhe më tutje. Ne do të ju prezantojmë vetëm rekomandimet rreth plagjiaturës dhe sistemeve antiplagjiaturë të cilat ne besojmë që do ju ndihmojnë të gjitha IAL-ve si udhërrëfyes se çfarë duhet bërë për të trajtuar dhe parandaluar plagjiaturën në nivel institucional.
Përfundimet
Procesi i akreditimit dhe riakreditimit të programeve në nivel të IAL-ve publike dhe private në Republikën e Kosovës ka përfshirë ekspertë ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme që të bëjnë vlerësimin e plotësimit të kritereve dhe standardeve për akreditim. Bazuar në raportet e publikuara nga AKA mund të kuptojmë se:
- IAL-të publike dhe private nuk kanë një sistem të funksional për të bërë kontrollin antiplagjiaturë;
- Iniciativat e deritanishme për sigurimin e sistemit antiplagjiaturë kanë dështuar;
- Implementimi i sistemit antiplagjiaturë është i domosdoshëm për secilin IAL në Republikën e Kosovës;
Rekomandime të ngjashme janë ofruar nga ekspertët ndërkombëtar edhe në procesin e kaluar të akreditimit, gjithsesi, nuk është trajtuar asnjëherë me seriozitetin që është trajtuar kësaj rradhe nga ekspertët ndërkombëtarë. Kjo nënkupton që IAL-të individualisht do e kenë jashtëzakonisht problem implementimin e një sistemi antiplagjiaturë dhe është e domsdoshme që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) së bashku me Agjencisë e Kosovës për Akreditim (AKA) të jenë iniciatorë për sigurimin e një sistemi antiplagjiaturë.
Për fund, ne ju bëjmë thirrje të gjitha IAL-ve, MASHTI-të, dhe AKA-së të ftojnë kompani vendore e ndërkombëtare dhe të vlerësojnë se cili sistem mund të ju shërbejë IAL-të publike dhe private në tejkalimin e problemit të plagjiaturës.
Vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
https://akreditimi.rks-gov.net/vendime/
