Pyetjet më të shpeshta rreth Akademia.al

Platforma Akademia ofron qasje për të gjithë studentët dhe profesorët të cilët studiojnë dhe punojnë në Institucionet Arsimore me të cilat Platforma Akademia ka bashkëpunim.

Regjistrimi i profesorëve dhe studentëve në Platformën Akademia bëhet nga Institucionet në të cilat ata bëjnë pjesë, ndërsa aktivizimi i llogarive bëhet personalisht nga profesorët dhe studentët përmes e-mailit të tyre.

Ekipi i Akademisë është duke punuar gjatë gjithë kohës për të funksionalizuar përdorimin personal të Platformës dhe shumë shpejtë do të jetë online.

Platforma Akademia është e hapur për çdo bashkëpunim dhe integrim përmes “Application Programming Interface” (API) në softuerë të tjerë të cilët kanë për synim ngritjen e cilësisë, integritetit akademik dhe cilësisë në të shkruar.

Ju lutemi që për çdo kërkesë tuaj të na kontaktoni përmes e-mail info@akademia.al

1)Klikoni butonin e profilit tuaj
2)Klikoni tek “Llogaria juaj”
3)Plotësoni fjalëkalimin e vjetër dhe caktoni fjalëkalimin e ri
4)Klikoni butonin “Ruaj” për të konfirmuar ndryshimin Kujdes: Fjalëkalimi i ri nuk duhet të ketë më pak se 6 karaktere.

Të gjitha punimet e dorëzuara në Platformën Akademia nuk kanë limit të caktuar të fjalëve të lejuara përveq në rastet kur marrëveshja me institucionet parasheh limit.

Për të krijuar punim ju duhet të selektoni lëndën në të cilën dëshironi të krijoni punimin tuaj.

1)Klikoni në butonin “Shto punim”
2)Plotësoni të dhënat e punimit titullin,llojin,afatin për dorëzime,afati i hapur për dorëzimet me vonesë(nese ju i lejoni),numri i ridorëzimeve(nëse ju i lejoni),përshkrimi i punimit
3)Përfundoni procesin e krijimit të një punimi duke klikuar “Përfundo”

Raporti i ngjashmërisë i cili shfaqet pas përfundimit të kontrollimit të dokumentit shfaq përmbajtjen e dokumentit, detajet e dorëzimit, indeksin e ngjashmërisë, llojin e krahasimit(AlPlag-Gjuhë Shqipe apo MLPlag-Ndërgjuhësor), notën, burimet prej nga janë gjetur ngjashmëritë, legjendën e raportit duke e klasifikuar me ngjyra, si dhe butonin për shkarkim offline “Gjenero Raportet”.

Po, duke parashtruar një kërkesë tek info@akademia.al dhe duke spjeguar arsyjen e fshirjes.

Për çdo gjetje të ngjashmërisë, ne ju raportojmë burimin të cilin mund ta vizitoni për analiza të mëtutjeshme. Në rastet kur dokumenti juaj ka pasur ngjashmëri me punime të studentëve nga Universitetet tjera, ju nuk do të keni qasje për të parë burimin e ngjashmërisë.

Për të përfituar qasje në këto dokumente ju duhet të plotësoni një kërkesë direkte për Universitetin në të cilin janë gjetur burimet me hapat si më poshtë:

1)Kërkoni punimin të cilit dëshironi ti zgjasni afatin
2)Klikoni tek ikona e modifikimit dhe zgjedhni datën e fundit për dorëzim
3)Klikoni butonin “Përfundo” për të konfirmuar ndryshimin

Pranimi i kërkesës për ridorëzime apo dorëzime pas afatit të studentëve tuaj bëhet përmes modulit “Kërkesat” zgjedhni lëndën në të cilën keni pranuar kërkesën dhe selektoni “Kërkesat përdorëzim pas afatit” ku mund ta aprovoni apo refuzoni një kërkesë të tillë.

1)Hapni raportin e ngjashmërisë
2)Kliko butonin Gjenero Raportet
3)Zgjedh E-Çertifikaten

Çertifikata e gjeneruar përmban emrin dhe mbiemrin tuaj, titullin e dokumentit të analizuar, përqindjen e ngjashmërive të gjetura dhe datën e ngarkimit.

Në momentin e kyçjes në Platformën Akademia zgjedhni vitin akademik të studimeve tuaja dhe zgjedhni lëndët obligative apo zgjedhore.

Pasi të keni zgjedhur lëndët zgjedhni profesorin dhe kliko mbi butonin “Regjistro” për të përfunduar regjistrimin e lëndëve dhe profesorëve.

Ndryshimi i fjalëkalimit në Platformën Akademia bëhet duke klikuar në butonin e profilit tuaj dhe duke shkuar tek “Llogaria juaj” ku do ju shfaqet mundësia e ndryshimit të fjalëkalimit.

Të gjitha punimet e dorëzuara në Platformën Akademia nuk kanë limit të caktuar të fjalëve të lejuara.

Pas ngarkimit të dokumentit nëse abonimi juaj përfshin kontrollimin ndërgjuhësor ju mund ta selektoni kontrollimin edhe në gjuhët e tjera.

1)Kliko butonin Kontrollo edhe nga gjuhët tjera
2)Zgjedh gjuhën në të cilën dëshironi që të përkthehet dokumenti
3)Selektoni nga cilat arkiva dëshironi të kontrollohen
4)Konfirmo dhe Ngarko për të përfunduar ngarkimin.

Pas qdo ngarkimi të dokumentit tek punimet e hapura nga profesorët, ju do pranoni njoftimin se “Dokumenti juaj është ngarkuar me sukses” si dhe butoni “Dorëzo” nuk do të japë mundësi klikimi për ju.

Në momentin e hapjes së një punimi nga profesori ju do pranoni përmes e-mailit tuaj njoftimin se është hapur punim i ri nga profesori juaj.

1)Hapni llogarinë tuaj në Platformën Akademia
2)Zgjedhni vitin në të cilin është hapur punimi
3)Zgjedhni lëndën në të cilin do dorëzoni punimin
4)Krahas emrit të punimit do ju shfaqet data e fundit për dorëzim

Në mënyrë që ju të keni qasje në punimet e tuaja pasi që ato të dorëzohen duhet që profesori pas kontrollimit të caktoj statusin e punimit publik në mënyrë që ta ndaj me ju.

1)Zgjedhni vitin në të cilin keni dorëzuar punimin
2)Zgjedhni lëndën në të cilin keni dorëzuar punimin
3)Klikoni mbi emrin e punimit
4)Klikoni mbi butonin “Shiko raportin”

Nëse afati juaj për dorëzim ka kaluar, ju duhet të bëni kërkesë tek profesorët për dorëzim pas afatit.

1)Zgjedhni lëndën në të cilën dëshironi të bëni kërkesën
2)Klikoni butonin “Kërkesat”
3)Zgjedhni punimin në të cilën dëshironi të bëni dorëzimin
4)Shkruani kërkesën tuaj
5)Klikoni butonin “Përfundo” për të dërguar kërkesën tuaj

Në momentin e aprovimit të kërkesës për ridorëzim apo dorëzim pas afatit ju do pranoni njoftim përmes e-mailit tuaj se kërkesa juaj është aprovuar.

1)Zgjedhni vitin për të cilin keni bërë kërkesën
2)Zgjedhni lëndën për të cilën keni bërë kërkesën
3)Klikoni butonin “Dorëzo punimin”
4)Ngarkoni punimin tuaj
5)Klikoni butonin “Dorëzo punimin” për të përfunduar dorëzimin tuaj