ÇKA ËSHTË E-CITIMI DHE SI MUND TË PËRDORET?

 

Ka disa përkufizime për plagjiaturën, por thënë shkurt, plagjiatura është vjedhje akademike dhe si e tillë, ajo ndëshkohet. Në fjalorin Merriam-Webster, plagjiatura përkufizohet si “vjedhja e ideve apo fjalëve të dikujt tjetër dhe përvetësimi i tyre, përdorimi i punës së dikujt tjetër pa e cituar burimin.”

 

Plagjiatura, si dukuri negative vazhdon të jetë sfidë në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të botës. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj dukurie joligjore, është krijuar edhe Akademia, e cila ndër të tjerash, është një nga sistemet më cilësore për parandalimin e plagjiaturës dhe sistemi i vetëm që mundëson analizë ndërgjuhësore. Por plagjiatura mund të bëhet edhe pa qëllim, për shkak të mungesës së njohurive. Sidoqoftë, ju duhet ta shmangni dhe platforma Akademia do t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Çka shërben e-citimi?

E-citimi është një nga produktet e platformës Akademia, i cili ju mundëson t’i pasuroni shkrimet dhe ta parandaloni plagjiaturën, duke ju referuar me saktësi burimeve. Individët (përfshirë edhe studentët) mund ta përdorin FALAS e-citimin.

Si përdoret e-citimi?

Kur përgatitni ndonjë shkrim, hulumtim apo çfarëdo punimi, është në rregull që të përdorni për bazë studime të ndryshme apo punën e dikujt tjetër. Ajo që nuk është në rregull, është mos citimi, sepse konsiderohet plagjiaturë apo mashtrim akademik. Për ta shmangur vjedhjen apo keqpërdorimin e pronës intelektuale të dikujt tjetër,  përdoreni e-citimin, duke ndjekur këta 3 hapa:

Hapi 1

Hapni një llogari – Fillimisht duhet të regjistroheni, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe një email valide. Pasi ta konfirmoni në email, llogaria juaj do të aktivizohet.

Hapi 2

Krijoni bibliografinë – Pasi ta keni aktivizuar llogarinë, ju mund të filloni me krijimin e bibliografisë dhe t’i klasifikoni referencat, në bazë të punimit apo hulumtimit tuaj. Sic e përkufizon edhe Your Dictionary, “bibliografia është lista e alfabetizuar e të gjitha burimeve të pvrdorura në një punim.” Llojet e citimeve mund të dallojnë varësisht nga burimet që do të përdorni, dhe këtu hyjnë: revista shkencore, magazina, komunikata për shtyp, arkiva, intervista, libër, përfundimet nga një konferencë, tekste fetare, e-libër, vepër artistike, rast gjyqësor, ditar, akt juridik, publikim shtetëror, punim diplome, gazetë, email, emision në TV, emision në radio dhe jo vetëm.

Hapi 3

Shkarkoni bibliografinë – Pasi t’i keni krijuar të gjitha referencat e nevojshme për punimin tuaj, ju mund t’i shkarkoni një apo të gjitha referencat në formatin e duhur të gatshëm për punim.

Kujt i duhet e-citimi?

E-citimi është një vegël e dobishme kundër plagjiaturës dhe mund të përdoret nga shkrimtarët, hulumtuesit, profesorët dhe jo vetëm. Por mbi të gjitha, rekomandohet të përdoret nga studentët, të cilët janë të rinj në botën akademike dhe me ose padashje mund të bëjnë plagjiaturë. Për më tepër, përdorimi i këtij produkti është falas.

 

Pse është e rëndësishme ta shmangni plagjiaturën?

Ju nuk do ta merrnit ndonjë pronë apo material fizik dhe ta prezentoni si tuajin, apo jo? Njësoj duhet ta respektoni edhe pronën intelektuale, sepse kopjimi apo plagjiatura është vjedhje dhe mashtrim akademik.

Në Kosovë ekziston Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e drejta e autorit përkufizohet si  “e drejtë e pandashme e një vepre, e cila i takon autorit si subjekt i pronës intelektuale për veprën e mbrojtur.” (neni 6). Varësisht prej rastit, shkelja e të drejtave të autorit mund të dënohet me gjobë deri në 25 mijë euro.

Siç citohet të ketë thënë shkrimtari Herman Mervile, “më mirë të dështosh në origjinalitet, se sa të arrish sukses si imitues”.