#ThuajJoPlagjiaturës #3

Rëndësia e implementimit të sistemit anti-plagjiaturë për IAL-të në Republikën e Kosovës – Vlerësimet, komentet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit për IAL-të në Republikën e Kosovës

 

Besart Kunushevci
Themelues @ Akademia (www.akademia.al)
Themelues @ Crossplag™ (www.crossplag.com)

 

Hyrje

Procesi i akreditimit të IAL-ve publike dhe private në Republikën e Kosovës është procesi më i rëndësisishëm për monitorimin dhe vlerësimin e progresit të IAL-ve në plotësimin e standardeve të akreditimit dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Rrjedhimisht, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) përfshinë ekspertë ndërkombëtarë për të bërë vlerësimin e plotësimit të standardeve dhe të rekomandimet e tyre për akreditimin e IAL-ve.

Vlerësimet e jashtme duke angazhuar ekspertë ndërkombëtarë ndikojnë që procesi i akreditimit të IAL-ve të jetë i paanshëm dhe transparent. Ky proces gjithashtu ndikon drejtëpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë sepse në çdo raport ekspertët ndërkombëtar ofrojnë rekomandimet e tyre se si të përmirësohen institucionet dhe oferta që ato kanë për studentët. Praktikisht, raportet e ekspertëve ndërkombëtarë shërbejnë si udhërrëfyes për udhëheqësitë e IAL-ve drejtë sigurimit dhe përmirësimit të cilësisë.

Raportet e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditimin e programeve të reja dhe riakreditimin e programeve ekzistuese për IAL-të publike dhe private në Kosovë janë bërë publike nga AKA me datën 13 Gusht, 2021. Në momentin që këto raporte janë publikuar, ne jemi fokusuar të analizojmë këto raporte se cfarë vlerësimi dhe rekomandime kanë ekspertët për trajtimin e plagjiaturës.

Vlenë të theksohet se në raportet e publikuara për pothuajse të gjitha IAL-të në Repulikën e Kosovës, ekspertët kanë rekomanduar që duhet intesifikuar punën drejtë veprimeve konkrete në trajtimin dhe parandalimin e plagjiaturës. Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë në pothuajse 90% të programeve të akredituara ose riakreduatara trajtojnë implementimit të sistemit anti-plagjiaturë në punët e përditëshme mes stafit akademik dhe studentëve.

Në këtë shkrim do ju prezantojmë vlerësimet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë të publikuara nga AKA.

Vlerësimet e eksperëve rreth situatës aktuale në trajtimin e plagjiaturës në nivel institutiocional

Para se të ju prezantojmë vlerësimet e eksertëve rreth gjendjes aktuale në IAL-të në Republikën e Kosovës sa i përket trajtimit të plagjiaturës, vlenë të përmendet se IAL-të publike përmes procedurave të prokurimit kanë blerë një softuer anti-plagjiaturë i quajtur Sistemi Antiplagjiaturë (SAP) për të cilin bazuar në vlerësimet e ekspertëve, shumë lehtë mund të arrijmë në përfundim që ka dështuar. Gjithashtu, IAL-të publike përmes projektit ResearchCult kanë marrë qasje në një prej platformave më të dobëta që ekziston në industrine e sistemeve antiplagjiaturë e cila quhet plagiarismcheck.org. Këto konstatime nuk janë konstatime të Platformës Akademia por të ekspertëve ndërkombëtarë. Më poshtë po ju prezantojmë disa nga vlerësimet e ekspertëve.

Vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë (Anglisht)
1. There is no program that checks if the papers submitted by students are plagiarized.
2. The Study programme management prepared and delivered the supporting documents including the Code of Ethic which address plagiarism and measures to supress it (Articles 23-25). The teaching staff explained that the University has deployed the anti-plagiarism system and that the thesis are available on its web page. During the desk-review process of the Study programme evaluation the University web site was checked and it was not in a function, therefore, there is a serious concern that the anti-plagiarism system is not always/properly functioning. Regardless the fact that the system in under responsibility of the University, it is not accessible all the time. The SAR does not mention it.
3. During the interviews with program heads, professors and students, the expert team had the impression that a good level of compliance with internal regulations relating to ethical conduct in research, teaching and assessments in most of the relevant areas has been achieved. However, a major problem is the lack of any system for plagiarism detection (during the interviews it was stated that there is no software for plagiarism detection) within the facility.
4. So as to the fraud, plagiarism, and offenses, these are dealt with in the syllabi and generally debated particularly in relation to the content of ethics in journalism, but, on the level of UP there is still no adequate check for plagiarism in submitted student papers, diploma thesis at etc. It is highly recommended that such a system be introduced on a UP kevel so that teachers can use it when assessing student work and that it is widely known that it exists in order to discourage any attempts of plagiarism and fraudulent student behavior.
5. Concerning procedures ensuring originality of work submitted by students, the expert gained an impression that there is no standard procedure by which plagiarism is managed, and that the Department’s staff members handle this issue individually. When asked on whether there is any software for plagiarism detection, only one of the staff members was acquainted that the Faculty owes such a software since the last year.
6. In regards to procedures used to ensure that work submitted by students is original, the department refers to the criterion set by the University of Pristina, but it turns out that there is no adequate check for plagiarism in submitted works or final papers.
7. Regarding plagiarism, unfortunately teachers do not have any solution available for plagiarism checking, but are encouraged to do it manually.
8. The university has not implemented any plagiarism detection software, and checking originality of students’ written texts is not regulated. However, according to the teachers, they do not consider plagiarism to be a serious problem.
9. We did not find effective procedure to ensure that the work submitted by students is original. Publishing the thesis online and guidance by thesis supervisors is not good enough to prevent plagiarism among all students. To prevent this, procedure needs to be clear and effective and should consists of use of the plagiarism software.
10. Unfortunately, there is no adequate check for plagiarism in submitted works or final papers yet. The Center for Teaching Excellence of the UP has taken the initiative in dealing with copyrights and plagiarism. Currently there is a Web page which gives curated link of resources and explains basic concepts. There the students and teachers are advised to use Plagiarism Checker by Grammarly. The University should establish its official plagiarism detection system and define and publish antiplagiarism measures.
11. Plagiarism is controlled by the teachers according with the Code of Ethics of the University of Prishtina and in some other informal manners. However, we did not find the plagiarism software that is in use.
12. Although there are institutional regulations and committees dealing with misconduct, it appears to be no clear system to examine the originality of student work, and that burden falls upon teacher, primarily. It is strongly recommended to invest in software for plagiarism detection, and to make that resource available to the instructors.
13. One of the main problems they face is the lack of application of anti-plagiarism software, which significantly limits their authentication in research and scientific papers. We received information during the meeting that there is no anti-plagiarism software at the university either.
14. The institution does not have plagiarism detection software, so most rely on teachers who need to check the originality of some work that requires tremendous efforts.
15. The Faculty has done efforts to promote principles of ethical conduct and original work, but they still don’t have an anti-plagiarism system in place. It is planned to develop one.
16. The plagiarism software still does not exist at the level of the HRM study program or The Faculty of Business and this is something to be seriously considered and implemented.
17. It is necessary for the Department to acquire some kind of plagiarism detection software. As the Department of Philosophy students do not undergo some practical work during their studies, nor do they (usually) conduct empirical experiments, their work relies almost exclusively on writing scientific articles. In that manner, using the plagiarism detection software would warn both students and professors about accidental (or non-accidental) plagiarism, which would ultimately increase relevance, originality and credibility of the Department and its students and professors. The expert team is aware of the fact that that kind of software licence can be expansive and that they are usually implemented across the entire University or Faculty, and the expert team is also aware of the fact that the Department cannot afford such investment at the moment. We strongly suggest taking steps towards the Governing Council of the University of Prishtina and stating the need and obligation in acquiring such a software licence.
Vlerësimet e ekspertëve ndërkombëtarë (Shqip)
1. Nuk ka asnjë program që kontrollon nëse punimet e dorëzuara nga studentët kanë plagjiaturë.
2. Menaxhmenti i programit studimor përgatiti dhe dorëzoi dokumentet mbështetëse përfshirë Kodin e Etikës i cili trajton plagjiaturën dhe masat për ta parandaluar atë (Nenet 23-25). Stafi akademik shpjegoi se Universiteti ka vendosur sistemin kundër plagjiaturës dhe se tezat e diplomës publikohen në faqen e saj të internetit. Gjatë procesit të rishikimit dhe vlerësimit të programit Studimor, uebfaqja e Universitetit u kontrollua dhe nuk ishte në funksion, prandaj, ekziston një shqetësim serioz që sistemi anti-plagjiaturë nuk funksionon gjithmonë/siç duhet. Pavarësisht nga fakti se sistemi është nën përgjegjësinë e Universitetit, ai nuk është i qasshëm gjatë gjithë kohës. RVV nuk e përmend atë.
3. Gjatë intervistave me drejtuesit e programeve, profesorët dhe studentët, ekipi i ekspertëve pati përshtypjen se është arritur një nivel i mirë i pajtueshmërisë me rregulloret e brendshme që lidhen me sjelljen etike në kërkime, mësimdhënie dhe vlerësime në shumicën e fushave përkatëse. Megjithatë, një problem madhor është mungesa e ndonjë sistemi për zbulimin e plagjiaturës (gjatë intervistave u deklarua se nuk ka softuer për zbulimin e plagjiaturës) brenda fakultetit.
4. Rreth mashtrimit, plagjiaturës dhe shkeljeve, këto trajtohen në programet mësimore dhe përgjithësisht debatohen veçanërisht në lidhje me përmbajtjen e etikës në gazetari, por, në nivelin e UP-së ende nuk ka një kontroll adekuat për plagjiaturë sa i përket punimeve të studentëve siç janë punimet, tezat e diplomës etj. Rekomandohet shumë që një sistem i tillë të futet në nivel të UP -së, në mënyrë që stafi akademik ta përdorin atë kur vlerësojnë punën e studentëve dhe kjo praktikë është e njohur për të dekurajuar çdo përpjekje për plagjiaturë dhe mashtrim nga ana studentëve..
5. Lidhur me procedurat që sigurojnë origjinalitetin e punës së paraqitur nga studentët, eksperti fitoi përshtypjen se nuk ka një procedurë standarde me anë të së cilës menaxhohet plagjiatura dhe se anëtarët e stafit të Departamentit e trajtojnë këtë çështje individualisht. Kur u pyetën nëse ka ndonjë softuer për zbulimin e plagjiaturës, vetëm një nga anëtarët e stafit ishte i njohur se Fakulteti i ka në pronësi një programi të tillë që vitin e kaluar.
6. Lidhur me procedurat e përdorura për të siguruar që puna e paraqitur nga studentët të jetë origjinale, departamenti i referohet kriterit të vendosur nga Universiteti i Prishtinës, por rezulton se nuk ka kontroll adekuat për plagjiaturë në punimet e paraqitura ose punimet përfundimtare.
7. Sa i përket plagjiaturës, për fat të keq stafi akademik nuk kanë asnjë zgjidhje në dispozicion për kontrollin e plagjiaturës, por inkurajohen që ta bëjnë atë manualisht.
8. Universiteti nuk ka zbatuar asnjë softuer të zbulimit të plagjiaturës dhe kontrollimi i origjinalitetit të teksteve të shkruara të studentëve nuk është i rregulluar. Megjithatë, stafi akademik nuk e konsideron plagjiaturën si një problem serioz.
9. Ne nuk gjetëm procedura efektive për të siguruar që puna e paraqitur nga studentët të jetë origjinale. Publikimi i tezës në internet dhe udhëzimi nga mbikëqyrësit e tezës nuk është mjaft i mirë për të parandaluar plagjiaturën midis të gjithë studentëve. Për të parandaluar këtë, procedura duhet të jetë e qartë dhe efektive dhe duhet të konsistojë në përdorimin e softuerit për plagjiaturë.
10. Fatkeqësisht, ende nuk ka një kontroll adekuat për plagjiaturë në veprat e paraqitura ose punimet përfundimtare. Qendra për Përsosmërinë e Mësimdhënies të UP -së ka marrë iniciativën në trajtimin e të drejtave të autorit dhe plagjiaturës. Aktualisht ekziston një faqe në internet e cila jep lidhje të kuruar të burimeve dhe shpjegon konceptet themelore. Atje studentët dhe mësuesit këshillohen të përdorin Kontrollin e Plagjiaturës nga Grammarly. Universiteti duhet të krijojë sistemin e tij zyrtar të zbulimit të plagjiaturës dhe të përcaktojë dhe publikojë masat antiplagjiaturë.
11. Plagjiatura kontrollohet nga mësuesit sipas Kodit të Etikës të Universitetit të Prishtinës dhe në disa mënyra të tjera joformale. Sidoqoftë, ne nuk gjetëm softuerin e plagjiaturës që është në përdorim.
12. Edhe pse ka rregullore institucionale dhe komitete që merren me sjellje të pahijshme, duket se nuk ka një sistem të qartë për të shqyrtuar origjinalitetin e punës së studentëve dhe kjo barrë bie mbi stafin akademik, kryesisht. Rekomandohet fuqimisht të investoni në softuer për zbulimin e plagjiaturës dhe ta vini atë mjet në dispozicion të stafit akademik.
13. Një nga problemet kryesore me të cilat ata përballen është mungesa e aplikimit të softuerit kundër plagjiaturës, gjë që kufizon ndjeshëm vërtetimin e tyre në punime kërkimore dhe shkencore. Ne morëm informacion gjatë takimit se as në universitet nuk ka softuer anti-plagjiaturë.
14. Institucioni nuk ka softuer të zbulimit të plagjiaturës, kështu që shumica mbështeten tek stafi akademik që duhet të kontrollojnë origjinalitetin e disa punimeve që kërkojnë punë të jashtëzakonshme.
15. Fakulteti ka bërë përpjekje për të promovuar parimet e sjelljes etike dhe punën origjinale, por ata ende nuk kanë një sistem anti-plagjiaturë në vend. Është planifikuar të zhvillohet një.
16. Softueri i plagjiaturës ende nuk ekziston në nivelin e programit të studimit të MBNJ ose Fakultetit të Biznesit dhe kjo është diçka që duhet konsideruar dhe zbatuar seriozisht.
17. Është e nevojshme që Departamenti të marrë softuer për zbulimin e plagjiaturës. Meqenëse studentët e Departamentit të Filozofisë nuk i nënshtrohen ndonjë pune praktike gjatë studimeve të tyre, as nuk bëjnë (zakonisht) eksperimente empirike, puna e tyre mbështetet pothuajse ekskluzivisht në shkrimin e artikujve shkencorë. Rrjedhimisht, përdorimi i softuerit të zbulimit të plagjiaturës do të paralajmërojë studentët dhe profesorët për plagjiaturë aksidentale (ose jo aksidentale), e cila përfundimisht do të rrisë rëndësinë, origjinalitetin dhe besueshmërinë e Departamentit dhe studentëve dhe profesorëve të tij. Ekipi i ekspertëve është i vetëdijshëm për faktin se ai lloj licence softuerësh mund të jetë i kushtueshëm dhe se ato zakonisht zbatohen në të gjithë Universitetin ose Fakultetin, dhe ekipi i ekspertëve është gjithashtu i vetëdijshëm për faktin se Departamenti nuk mund të përballojë një investim të tillë për momentin. Ne sugjerojmë fuqimisht marrjen e hapave drejt Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe deklarimin e nevojës dhe detyrimit në marrjen e një licence të tillë softuerike.
Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë për trajtimin dhe parandalimin e plagjiaturës

Për çdo program të akredituar apo riakredituar, ekspertët ndërkombëtarë kanë ofruar rekomandimet e tyre se si të përmirësohen aspekte të caktuara të IAL-ve edhe më tutje. Ne do të ju prezantojmë vetëm rekomandimet rreth plagjiaturës dhe sistemeve antiplagjiaturë të cilat ne besojmë që do ju ndihmojnë të gjitha IAL-ve si udhërrëfyes se çfarë duhet bërë për të trajtuar dhe parandaluar plagjiaturën në nivel institucional.

Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë (Anglisht)
1. Institution should use mechanisms, for example, online plagiarism detection tools to ensure that work submitted by students is original and academically appropriate.
2. The university is strongly recommended to establish a system to check corresponding examination papers and theses for plagiarism and take appropriate measures.
3. Introduce a plagiarism detection system in the university (or in the Faculty).
4. Establish clearly defined procedures to prevent plagiarism.
5. Provide mechanisms to ensure that work submitted by students is original (use of plagiarism software)
6. Use standardized plagiarism tools to prevent plagiarism for both academic staff and students
7. Use plagiarism tools to prevent plagiarism for both academic staff and students.
8. Introduce university-wide antiplagiarism measures.
9. At this point checking for originality in the students papers is the responsibility of the supervisors. However, the ET recommends that these efforts should be complemented by institutional endeavours to prevent and sanction plagiarism. These initiatives could include, but should not limit to an anti-plagiarism software.
10. Develop campaigns for informing students about academic ethics and plagiarism. Punish discovered plagiarism situations both among students, and academic staff.
11. Use standardized plagiarism tools to prevent plagiarism for both academic staff and students
12. The Faculty should procure anti-plagiarism software.
13. Establishment of a standard online procedure for submitting academic papers and checking them for plagiarism.
14. Individual efforts of the coordinators should be complemented by institutional solutions for fighting against plagiarism – both for student papers and teachers work. This could also be done through an anti-plagiarism software, but also preventive measures like courses/lectures/seminars promoting the principals of academic ethics, including teaching students on how to correctly refer to a book they read etc.
15. Intensify the institutional efforts in fighting plagiarism.
16. Assure technical support for plagiarism detection, preferable by purchasing a software
17. As previously noted there should be immediate investment in plagiarism detection software and database subscription.
18. Be proactive in plagiarism software purchase via available communication channels with the University
19. None of the students were able to explain the procedures against plagiarism, which is concerning and the program representatives should put much effort in filling this informational gap.
20. Faculty/program representatives should put much effort in building awareness on anti-plagiarism matters among students
21. The University should launch the policy to make students’ theses available to the public in order to discourage possible plagiarism.
22. The University is strongly recommended to purchase software for plagiarism checking
23. Anti-plagiarism system improvement especially in cases when the University’s one is not in a function
24. Make plagiarism check a standard routine for all seminar papers, research proposals and bachelor theses.
25. Investigate whether or not Albanian-language plagiarism detection software is available and may be coordinated with more common English-language plagiarism detection software
Rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë (Shqip)
1. Institucioni duhet të përdorë mekanizma, për shembull, mjete për zbulimin e plagjiaturës në internet për të siguruar që puna e paraqitur nga studentët të jetë origjinale dhe e përshtatshme nga ana akademike.
2. Universitetit i rekomandohet fuqimisht të krijojë një sistem për të kontrolluar letrat dhe tezat përkatëse të provimit për plagjiaturë dhe për të marrë masat e duhura.
3. Futni një sistem të zbulimit të plagjiaturës në universitet (ose në Fakultet).
4. Krijoni procedura të përcaktuara qartë për të parandaluar plagjiaturën.
5. Siguroni mekanizma për të siguruar që puna e paraqitur nga studentët është origjinale (përdorimi i softuerit për plagjiaturë)
6. Përdorni mjete të standardizuara të plagjiaturës për të parandaluar plagjiaturën si për personelin akademik ashtu edhe për studentët
7. Përdorni mjete për plagjiaturë për të parandaluar plagjiaturën si për personelin akademik ashtu edhe për studentët
8. Prezantoni masat antiplagjiaturë në të gjithë universitetin.
9. Në këtë pikë kontrolli për origjinalitetin në punimet e studentëve është përgjegjësi e mbikqyrësve. Sidoqoftë, ekipi i ekspertëve rekomandon që këto përpjekje duhet të plotësohen me përpjekje institucionale për të parandaluar dhe sanksionuar plagjiaturën. Këto iniciativa mund të përfshijnë, por nuk duhet të kufizohen në një program anti-plagjiaturë.
10. Zhvilloni fushata për informimin e studentëve rreth etikës akademike dhe plagjiaturës. Ndëshkoni rastet e zbuluara të plagjiaturës si midis studentëve ashtu edhe personelit akademik.
11. Përdorni mjete të standardizuara të plagjiaturës për të parandaluar plagjiaturën si për personelin akademik ashtu edhe për studentët
12. Fakulteti duhet të sigurojë softuer anti-plagjiaturë.
13. Krijimi i një procedure standarde online për paraqitjen e punimeve akademike dhe kontrollimin e tyre për plagjiaturë.
14. Përpjekjet individuale të koordinatorëve duhet të plotësohen me zgjidhje institucionale për luftimin e plagjiaturës - si për punimet e studentëve ashtu edhe për punën e mësuesve. Kjo gjithashtu mund të bëhet përmes një programi anti-plagjiaturë, por edhe masave parandaluese si kurse/ligjërata/seminare që promovojnë drejtuesit e etikës akademike, duke përfshirë mësimin e studentëve se si t'i referohen saktë një libri që lexojnë etj.
15. Të intensifikohen përpjekjet institucionale në luftën kundër plagjiaturës.
16. Siguroni mbështetje teknike për zbulimin e plagjiaturës, e preferueshme duke blerë një softuer
17. Siç u theksua më parë, duhet të ketë investim të menjëhershëm në softuerin e zbulimit të plagjiaturës dhe abonimin e bazës së të dhënave.
18. Jini aktiv në blerjen e softuerit për plagjiaturë përmes kanaleve të komunikimit në dispozicion me Universitetin
19. Asnjë nga studentët nuk ishte në gjendje të shpjegonte procedurat kundër plagjiaturës, e cila është shqetësuese dhe përfaqësuesit e programit duhet të bëjnë shumë përpjekje në plotësimin e këtij boshllëku informativ.
20. Përfaqësuesit e fakultetit/programit duhet të bëjnë shumë përpjekje në ngritjen e vetëdijes për çështjet kundër plagjiaturës midis studentëve
21. Universiteti duhet të nisë politikën për t'i vënë tezat e studentëve në dispozicion të publikut në mënyrë që të dekurajojë plagjiaturën e mundshme.
22. Universitetit i rekomandohet fuqimisht blerja e softuerit për kontrollin e plagjiaturës
23. Përmirësimi i sistemit anti-plagjiaturë veçanërisht në rastet kur ai i Universitetit nuk është në funksion
24. Bëni që kontrolli antiplagjiaturë të jetë rutinë standarde për të gjitha punimet e seminarit, propozimet kërkimore dhe tezat bachelor.
25. Hulumtoni nëse është apo jo i disponueshëm softueri antiplagjiaturë plagjiaturës në gjuhën shqipe dhe nëse mund të koordinohet me softuer më të zakonshëm të zbulimit të plagjiaturës në gjuhën angleze.
Përfundimet

Procesi i akreditimit dhe riakreditimit të programeve në nivel të IAL-ve publike dhe private në Republikën e Kosovës ka përfshirë ekspertë ndërkombëtarë nga fusha të ndryshme që të bëjnë vlerësimin e plotësimit të kritereve dhe standardeve për akreditim. Bazuar në raportet e publikuara nga AKA mund të kuptojmë se:

  1. IAL-të publike dhe private nuk kanë një sistem të funksional për të bërë kontrollin antiplagjiaturë;
  2. Iniciativat e deritanishme për sigurimin e sistemit antiplagjiaturë kanë dështuar;
  3. Implementimi i sistemit antiplagjiaturë është i domosdoshëm për secilin IAL në Republikën e Kosovës;

Rekomandime të ngjashme janë ofruar nga ekspertët ndërkombëtar edhe në procesin e kaluar të akreditimit, gjithsesi, nuk është trajtuar asnjëherë me seriozitetin që është trajtuar kësaj rradhe nga ekspertët ndërkombëtarë. Kjo nënkupton që IAL-të individualisht do e kenë jashtëzakonisht problem implementimin e një sistemi antiplagjiaturë dhe është e domsdoshme që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) së bashku me Agjencisë e Kosovës për Akreditim (AKA) të jenë iniciatorë për sigurimin e një sistemi antiplagjiaturë.

Për fund, ne ju bëjmë thirrje të gjitha IAL-ve, MASHTI-të, dhe AKA-së të ftojnë kompani vendore e ndërkombëtare dhe të vlerësojnë se cili sistem  mund të ju shërbejë IAL-të publike dhe private në tejkalimin e problemit të plagjiaturës.

 


Vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
https://akreditimi.rks-gov.net/vendime/
#ThuajJoPlagjiaturës #2

Pasqyrë e përgjithshme mbi nivelin e plagjiaturës në hapësirat shqipfolëse me theks të veçantë në Kosovë dhe Shqipëri

Besart Kunushevci
Platforma Akademia | Crossplag™

Hyrje

 

Sot, me të drejtë, qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë skeptik rreth nivelit të cilësisë që ofrohet nga Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në vendet e tyre. Një ndër faktorët kryesorë që ka ndërtuar këtë perceptim të tyre është plagjiatura e denoncuar publikisht ndaj zyrtarëve të lartë që bartin tituj përbrenda nivelit akademik të këtyre institucioneve.

Përderisa anëtarë dhe organizata të shoqërisë civile kanë ngritur gjysmë akuza, akuza të plota e të dokumentuara mbi profesorët, intelektualët dhe politikanët për kryerjen e plagjiaturës gjatë ngritjes në karrierë, numri i zyrtarëve që ka dhënë dorëheqje si pasojë e kësaj është jashtëzakonisht i ulët, me vetëm dorëheqjen e zëvendësministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë, z. Ervin Demo.

Plagjiatura si dukuri ndoshta nuk hyn në rendin e problemeve të thella që kemi si shoqëri, por megjithatë qëndron mbi sipërfaqe si diçka tejet e rëndësishme që kërkon vëmendjen e gjithsecilit pasiqë në pikëpyetje është vënë sistemi arsimor që ka prekur dhe vazhdon të prekë gjenerata të tjera vijuese nëpër këto institucione.

Përmes këtij shkrimi, ne do të mundohemi të ofrojmë të dhëna dhe informacione të detajuara e të sakta mbi nivelin e plagjiaturës bazuar në hulumtimet tona të brendshme dhe raportimet që janë bërë nga jashtë, për ta paraqitur në fund një skemë të efekteve negative që sjellë gjendja aktuale në këtë sektor në shoqërinë tonë.

Qëllimi ynë është të tregojmë se sa problematike është çështja e plagjiaturës duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme të hulumtimeve të brendshme që ne si Platforma Akademia kemi realizuar.

Andaj, përmes këtij shkrimi do të provojmë t’i përgjigjemi një pyetje që shumë shpesh na bëhet:

Cili është niveli i plagjiaturës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut?

Metodologjia

Që nga viti 2018 kemi filluar t’i ngarkojmë përbrenda sistemit tonë të gjitha punimet e diplomës që kanë qenë publikisht të qasshme nga niveli Bachelor e Master, deri te ai për Doktoraturë.

Kontrollimi i këtyre punimeve është realizuar në dy aspekte:

1. Kontrollimin e punimeve të përzgjedhura krahas literaturës elektronike në gjuhën shqipe.

      • ALPLAG
        Çdo dokument i ngarkuar është kontrolluar me më shumë se 60 milionë shkrime nga faqe të ndryshme të internetit dhe me mbi 400 mijë dokumente të publikuara nga faqet e ndryshme shqiptare.

2. Kontrollimin e punimeve të përzgjedhura krahas literaturës elektronike në gjuhën angleze.

      • MLPlag
        Çdo dokument i ngarkuar është kontrolluar me më shumë se 17 miliard shkrime dhe dokumente nga faqet e ndryshme të interneti dhe me mbi 500 milion publikime shkencore dhe akademike në të cilat kemi pasur qasje.

Kohëzgjatja e këtij hulumtimi është varur nga të hyrat e siguruara përgjatë kësaj kohe. Aspekti financiar ka qenë i nevojshëm pasiqë kontrollimi i punimeve të tilla që përmbajnë dhjetëra mijëra fjalë në dy kontrolle të ndryshëm është i kushtueshëm për një kompani të vogël siç jemi ne. Gjithashtu, duke qenë të kontraktuar nga Republika e Shqipërisë të ofrojmë shërbimet tona për IAL-të publike në Shqipëri ka qenë e rëndësishme ta vlerësojmë procesin e këtij pilotimi.

Rrjedhimisht, ne jemi munduar që përmes hulumtimeve tona të tregojmë rëndësinë e përdorimit më të madh të sistemit antiplagjiaturë pasiqë ka pasur IAL të cilat kanë zgjedhur të mos e përdorin fare sistemin antiplagjiaturë në Shqipëri, një prej institucioneve më të rëndësishme që ka zgjedhur të mos përdor sistemin antiplagjiaturë është Universiteti i Tiranës.

Procesi i kontrollimit të punimeve ka qenë relativisht i thjeshtë, jemi fokusuar në dy universitetet më të mëdha dhe më të rëndësishme: Universitetin e Prishtinës (Kosovë) dhe Universitetin e Tiranës (Shqipëri).

Gjithsesi, ne kemi hulumtuar të gjejmë sa më shumë punime të publikuara edhe në faqet e Universiteteve të tjera publike, përfshi edhe IAL-të private, kur kjo ka qenë e mundshme.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, kemi zgjedhur t’ju prezantojmë rastet e raportuara nga Nisma Intelektuale për Rritjen e Cilësisë në Arsim (NIRCAU) pasiqë raporti i tyre ka qenë mjaftë i detajuar dhe ofron informata konkrete në atë drejtim. Në këtë shkrim përveç rasteve të raportuara nga NIRCAU, kemi vendosur ta rivëmë theksin te rastet e publikuara edhe nga Admovere, ORCA, Taulant Muka dhe Vladimir Kola.

Të gjitha punimet e kontrolluara, i kemi kategorizuar sipas rezultateve në:

      • Punime me nivel të lartë të ngjashmërisë (20.00% – 100.00%)
      • Punime me nivel mesatarë të ngjashmërisë (5.00% – 19.99%)
      • Punime me nivel të ulët të ngjashmërisë (0.00% – 4.99%)

Vlen të përmendet që rezultatet e nxjerra nga sistemi antiplagjiaturë i Platformës Akademia ofrojnë të dhëna rreth ngjashmërisë që përdoren për ta bërë gjykimin përfundimtarë nëse një shkrim përmban plagjiaturë apo jo, pjesa tjetër më pas u takon universiteteve dhe institucioneve që dhurojnë dhe revokojnë tituj akademik.

Rezultatet

 

Republika e Kosovës

Universiteti i Prishtinës – Punimet e diplomës së studentëve

Në vitin 2018, brenda faqes zyrtare të Universitetit të Prishtinës kanë qenë të publikuara 350 punime diplome të studentëve, prej të cilave kemi kontrolluar 317 punime të diplomës në nivelet Bachelor dhe Master. Në nivelin e Doktoraturës kanë qenë të publikuara vetëm 6 abstrakte nga fakulteti ekonomik.

Rrjedhimisht, ne kemi kontrolluar gjithsej 317 punime të diplomës dhe 6 abstrakte të doktoraturave.

Punimet e diplomës së studentëve janë marrë nga 6 fakultete të ndryshme:

      • Fakulteti Ekonomik (Bachelor – 14, Master – 27, PhD – 6)
      • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Master – 16)
      • Fakulteti Filozofik (Bachelor – 1, Master – 36)
      • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (Bachelor – 102, Master – 56)
      • Fakulteti i Edukimit (Master – 14)
      • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit (Master – 49)

Bazuar në 321 punimet e kontrolluara, rezultati më i lartë i ngjashmërisë është raportuar në nivelin 75.96%.

Rezultatet sipas nivelit të studimit

Bachelor

Pjesë e këtij hulumtimi kanë qenë 117 punime të diplomës në nivelin bachelor, prej të cilave 38% (45) punime kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 37%(43) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 25%(29) punime kanë rezultuar të kenë ngjashmëri të ulët.

Master

Në nivelin master janë gjetur dhe kontrolluar gjithsej 198 punime, prej të cilave 27% (54) punime kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë, 46% (91) punime kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 27%(53) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Doktoraturë

Në nivelin doktoraturë vlen të theksohet se vetëm 6 abstrakte nga Fakulteti Ekonomik kanë qenë publike dhe të gjitha këto abstrakte kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë.

Fakulteti Ekonomik

Prej 47 punimeve të kontrolluara nga Fakulteti Ekonomik mund të shohim se rreth 45% (21 nga 47) e tyre kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë, kurse 55% (26 nga 47) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare.

Fakulteti Filozofik

Prej 37 punimeve të kontrolluara nga Fakulteti Filozofik, vetëm 5% (2 nga 37) e tyre kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, kurse 65% (24 nga 37) kanë rezultuar të kenë ngjashmëri mesatare, dhe 30% (11 nga 37) ngjashmëri të ulët.

Fakulteti Edukimit

Prej 14 punimeve të kontrolluara nga Fakulteti i Edukimit, 7% (1 nga 14) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 57% (8 nga 14) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 36% (5 nga 14) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit

Prej 49 punimeve të kontrolluara nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, 55% (27 nga 49) punime kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 45% (22 nga 49) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, ndërsa asnjë punim nuk ka rezultuar të ketë ngjashmëri të ulët.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Prej 158 punimeve të kontrolluara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, 34% (54 nga 158) punime kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 34% (53 nga 158) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 32% (51 nga 158) kanë rezultuar të kenë ngjashmëri të ulët.

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Prej 16 punimeve të kontrolluara nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, asnjë punim nuk ka rezultuar të ketë ngjashmëri të lartë, 6% (1 nga 16) kanë rezultuar të kenë ngjashmëri mesatare, dhe 94% (15 nga 16) kanë rezultuar të kenë ngjashmëri të ulët.

Përmbledhje

Të dhënat nga kontrollimi i 321 punimeve në nivele të ndryshme të studimit tregojnë se përafërsisht 3 në 4 punime të kontrolluara në nivelin Bachelor dhe Master kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri që mund të konsiderohen plagjiaturë. Një fakt tjetër shqetësues është në nivelin e Doktoraturës ku edhe pse janë kontrolluar vetëm 6 abstrakte, secila prej tyre ka përmbajtur ngjashmëri të lartë.

Në anën tjetër, bazuar në rezultatet e punimeve të marra nga 6 fakultetet e Universitetit të Prishtinës, me numrin më të lartë të punimeve të dyshimta për plagjiaturë kryeson Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit dhe Fakulteti Ekonomik. Vlen të theksohet se për Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nuk është gjetur asnjë punim me ngjashmëri të lartë dhe vetëm një punim me ngjashmëri mesatare.

Universiteti i Prishtinës – Doktoraturat e stafit akademik

Pas kontrollimit të punimeve të diplomës së studentëve, ne kemi marrë iniciativën t’i kontrollojmë 37 doktoratura të stafit akademik në Universitetin e Prishtinës. Përzgjedhja e këtyre doktoraturave ka qenë rastësore në mesin e doktoraturave të cilat janë publikuar në formatin digjital pasiqë shumica dërrmuese e doktoraturave të publikuara të stafit akademik janë të skanuara dhe nuk është e mundshme të kontrollohen përmes sistemit antiplagjiaturë.

Në mesin e doktoraturave të përzgjedhura janë 27 doktoratura të mbrojtura në 5 fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, dhe 10 të tjera që janë mbrojtur në universitete të tjera jashtë.

      • Fakulteti Ekonomik – 11
      • Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore – 3
      • Fakulteti Juridik – 4
      • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Mekanike – 7
      • Fakulteti Filozofik – 2
      • Universitetet tjera – 10

Rezultatet sipas llojit të kontrollit

Në kontrollin ALPlag të 37 doktoraturave të stafit akademik në UP, niveli më i lartë i ngjashmërisë ka rezultuar të jetë 28.81% ndërsa në kontrollin MLPlag kjo vlerë është 29.85%. Në anën tjetër, janë 7 doktoratura në të cilat ka rezultuar ngjashmëri mbi 5% nga një burim i vetëm.

ALPlag

Kontrollimi i doktoraturave të stafit akademik krahas literaturës në gjuhën shqipe sipas klasifikimeve janë 14% (5 nga 37) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë, 41% (15 nga 37) me ngjashmëri mesatare, dhe 49% (18 nga 37) me ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Kontrollimi i doktoraturave të stafit akademik krahas literaturës në gjuhën shqipe sipas klasifikimeve janë, 5% (2 nga 37) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 70% (26 nga 37) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 24% (9 nga 37) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Rezultatet sipas fakulteteve

Fakulteti Ekonomik
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, 9% (1 nga 11) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë, 64% (7 nga 11) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare dhe 27% (3 nga 11) kanë përmbajtje me ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, 9% (1 nga 11) e doktoraturave janë identifikuar që përmbajnë ngjashmëri të lartë, 82% (9 nga 11) kanë ngjashmëri mesatare dhe 9% (1 nga 11) kanë ngjashmëri të ulët.

Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, të gjitha doktoraturat e kontrolluara (3) kanë rezultuar të kenë ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, nga 3 doktoraturat e kontrolluara, 1 ka rezultuar me ngjashmëri të lartë, 1 me ngjashmëri mesatare dhe 1 me ngjashmëri të ulët.

Fakulteti Juridik
ALPlag

Në kontrollin ALPlag nuk ka rezultuar asnjë doktoraturë të ketë ngjashmëri të lartë, ndërsa 50% (2 nga 4) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare dhe 50% (2 nga 4) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollim MLPlag rezultatet janë të njëjta si në kontrollin ALPlag ku 50% (2 nga 4) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare dhe 50% (2 nga 4) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, nuk ka rezultuar asnjë doktoraturë me ngjashmëri të lartë, 14% (1 nga 7) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare dhe 86% (6 nga 7) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollim MLPlag, nuk ka rezultuar asnjë doktoraturë me ngjashmëri të lartë, ndërsa 100% (7) e doktoraturave të kontrolluara kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare.

Fakulteti Filozofik
ALPlag

Në kontrollin ALPlag të doktoraturave nga Fakulteti Filozofik nuk është raportuar asnjë doktoraturë me ngjashmëri të lartë, ndërsa 100% (2) doktoratura në kontrollin ALPlag kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, asnjë doktoraturë nuk është raportuar me ngjashmëri të lartë ndërsa 50% (1) ka rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 50% (1) ka rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Universitete tjera
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, 30% (3 nga 10) e doktoraturave të kontrolluara kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë, 30% (3 nga 10) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 40% (4 nga 10) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, asnjë nga këto doktoratura nuk ka rezultuar me ngjashmëri të lartë, ndërsa 60% (6 nga 10) e këtyre doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 40% (4 nga 10) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Përmbledhje

Në nivel të stafit akademik kemi kontrolluar gjithsej 37 doktoratura të publikuara nga Universiteti i Prishtinës dhe Universitetet tjera jashtë vendit prej të cilave 16% (6 nga 37) kanë rezultuar të kenë ngjashmëri të lartë, 62% (23 nga 37) me ngjashmëri mesatare, dhe 22% (8 nga 37) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët në njërin nga llojet e kontrollit; ALPlag ose MLPlag.

Republika e Shqipërisë

Universiteti i Tiranës – Doktoraturat (2020 – 2021)

Para se t’ju prezantojmë të dhënat rreth hulumtimit të bazuar në doktoraturat e Universitetit të Tiranës është me rëndësi të theksojmë faktin që Universiteti i Tiranës ka pasur mundësinë të ofrojë qasje për të gjithë profesorët të kryejnë kontrollet antiplagjiaturë. Këtë mundësi Universiteti i Tiranës nuk e ka shfrytëzuar gjatë vitit 2020 dhe muajve të parë të vitit 2021, periudhë në të cilën ka qenë në dispozicion sistemi antiplagjiaturë për të gjitha IAL-të publike në Shqipëri. Vlenë të theksohet po ashtu se kemi pranuar kërkesa të shumta nga kandidatët e doktoraturës në Universitetin e Tiranës për ta bërë kontrollin individualisht në mënyrë që të ju pranohet punimi i tyre në Universitet. Kjo qasje ka qenë e gabuar nga Universiteti i Tiranës pasiqë kandidatët e doktoraturës nuk do të duhej të obligoheshin të kryejnë kontrollin për punimin e tyre por kjo do të duhej të ishte proces i bashkëpunimit mes kandidatëve dhe mentorëve të tyre.

Rrjedhimisht, ne kemi kontrolluar një numër të vogël të doktoraturave të aprovuara nga Universiteti i Tiranës dhe të publikuara në periudhën Janar 2020 – Mars 2021. Arsyeja e përzgjedhjes së kësaj periudhe është se në këtë kohë UT ka pas qasje të kontrollojë këto doktoratura dhe ky kontrollë nuk është bërë ndërsa autorët e këtyre punimeve kanë përdorur sisteme jo adekuate për të siguruar certifikata të tilla përmes së cilave kanë arritur të fitojnë titullin PhD. Rezultatet e kontrollimit të këtyre doktoraturave u janë dërguar të gjithë zyrtarëve shtetëror të përfshirë në këtë proces para se ato t’i bëjmë publike.

Gjatë periudhës Janar 2020 – Mars 2021, janë publikuar 106 doktoratura, prej të cilave ne kemi kontrolluar 43 apo rreth 41% të doktoraturave të publikuara në këtë periudhë. Doktoraturat e kontrolluara janë nga 6 fakultetet e ndryshme:

      • Fakulteti Ekonomik – 14
      • Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – 4
      • Fakulteti Juridik – 9
      • Fakulteti i Shkencave të Natyrore – 7
      • Fakulteti i Shkencave Sociale – 3
      • Fakulteti Filologjik dhe Histori – 6

Rezultatet sipas llojit të kontrollit

Në kontrollin e 43 doktoraturave krahas ngjashmërive me literaturën në gjuhën shqipe, niveli më i lartë i raportuar është 44.04% ndërsa në kontrollimin ndërgjuhësor shqip-anglisht, niveli më i lartë i raportuar për ngjashmëri është 33.70%. Vlen të theksohet, se 7 nga 43 doktoraturat e kontrolluara kanë raportuar ngjashmëri mbi 5% nga një burim i vetëm.

ALPlag

Nga doktoraturat e kontrolluara krahas literaturës në gjuhën shqipe kanë rezultuar 9% (4 nga 43) doktoratura që përmbajnë ngjashmëri të lartë, 60% (26 nga 43) doktoratura që përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 30% (13 nga 43) të doktoraturave që përmbajnë ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Secila prej 43 doktoraturave është kontrolluar edhe për ngjashmëri ndërgjuhësore nga gjuha shqipe në gjuhën angleze. Nga ky kontroll 21% (9 nga 43) e doktoraturave kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 67% (29 nga 43) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 12% (5 nga 43) e doktoraturave kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët.

Rezultatet sipas fakulteteve

Fakulteti Ekonomik
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, asnjë doktoraturë nga Fakulteti Ekonomik nuk ka rezultuar të ketë ngjashmëri të lartë, 79% (11 nga 14) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 21% (3 nga 14) kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, 21% (3 nga 14) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë, 79% (11 nga 14) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe asnjë nga këto doktoratura nuk kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Fakuteti i Gjuhëve të Huaja
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, asnjë nga 4 doktoraturat e kontrolluara nuk ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri të lartë, 75% (3 nga 4) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 25% (1 nga 4) ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, 25% (1 nga 4) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 25% (1 nga 4) ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri mesatare, dhe 50% (2 nga 4) e doktoraturave nga ky fakultet kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët.

Fakulteti Juridik
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, 44% (4 nga 9) e doktoraturave kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 44% (4 nga 9) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë dhe 11% (1 nga 9) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, 11% (1 nga 9) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 78% (7 nga 9) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare dhe 11% (1 nga 9) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët.

Fakulteti i Shkencave Natyrore
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, asnjë nga doktoraturat e fakultetit të shkencave natyrore nuk ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri të lartë, ndërsa 14% (1 nga 6) e doktoraturave ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri mesatare, dhe 86% (6 nga 7) e doktoraturave kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, 57% (4 nga 7) e doktoraturave kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 43% (3 nga 7) e doktoraturave kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe asnjë nga doktoraturat e fakultetit të shencave natyrore nuk ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri të ulët.

Fakulteti i Shkencave Sociale
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, asnjë nga doktoraturat e Fakultetit të Shkencave Sociale nuk ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri të lartë, 67% (2 nga 3) e doktoraturave kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, dhe 33% (1 nga 3) e doktoratura kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, asnjë nga doktoraturat e kontrolluar nga ky fakultet nuk ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri të lartë apo të ulët, 100% (3 nga 3) e doktoraturave kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare.

Fakulteti Filologjik dhe i Historisë
ALPlag

Në kontrollin ALPlag, asnjë nga doktoraturat e kontrolluara nga ky fakultet nuk ka rezultuar të përmbajë ngjashmëri të lartë, 83% (5 nga 6) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 17% (1 nga 6) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët.

MLPlag

Në kontrollin MLPlag, asnjë nga doktoraturat e kontrolluara nga ky fakultet nuk ka rezultuar me ngjashmëri të lartë, 67% (4 nga 6) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare dhe 33% (2 nga 6) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët.

Përmbledhje

Rezultatet e kontrollimit të 43 nga 106 doktoraturave të publikuara nga Universiteti i Tiranës në periudhën Janar 2020 – Mars 2021 tregojnë se vetëm 2 doktoratura nga 43 gjithsejtë sa janë kontrolluar kanë rezultuar me ngjashmëri të ulët si në kontrollin ALPlag dhe MLPlag. Rrjedhimisht, kjo nënkupton se 95% e doktoraturave të tjera (41 nga 43) gjatë kontrollit kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare dhe të lartë në të paktën njërin lloj të kontrollit, ALPlag apo MLPlag. Një nivel i tillë i ngjashmërisë është indikacion i qartë që mundësia që doktoratura me plagjiaturë të jenë aprovuar nga Universiteti i Tiranës është jashtëzakonisht i lartë.

Artikuj shkencorë me autorë nga Kosova dhe Shqipëria

Përveç kontrollimit të punimeve të diplomës dhe doktoraturave të publikuara nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës, ne kemi marrë iniciativën të kontrollojmë edhe 21 punime shkencore me autorë të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria për të ofruar informacione edhe rreth nivelit të plagjiaturës në publikime dhe artikuj shkencor.

Artikujt shkencor janë përzgjedhur në formë të rastësishme dhe janë marrë nga faqe të ndryshme të universiteteve, revistave dhe burimeve tjera të ngjashme që autorë të ndryshëm shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria publikojnë. Vlen të theksohet se 44 autorë nga Kosova dhe Shqipëria janë pjesë e këtyre artikujve.

Shumica e artikujve të përzgjedhur, 16 nga 21, janë shkruar në gjuhën angleze dhe vetëm 5 nga 21 artikujt e përzgjedhur janë shkruar në gjuhën shqipe. Rrjedhimisht ne kemi përdorur 3 lloje të kontrollit:

      • Anglisht – Shqip – 7
      • Shqip – Anglisht – 5
      • Anglisht (pa përkthime) – 9

Rezultatet më të larta të regjistruara në kontrollin anglisht – shqip arrijnë në nivelin e ngjashmërisë prej 90.28%, shqip – anglisht në nivelin 29.94% dhe në kontrollin krahas literaturës në gjuhën angleze pa përkthyer përmbajtjen në nivelin e ngjashmërisë prej 59.90%. Gjithashtu, 12 nga 21 artikujt e kontrolluar kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të nivelit mbi 5% nga një burim i vetëm.

Anglisht – Shqip

Rezultatet e kontrollimit të 7 artikujve të shkruar në gjuhën angleze të cilët janë kontrolluar me ngjashmëri me literaturën në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe tregojnë se 57% (4 nga 7) e artikujve të kontrolluar kanë rezultuar me ngjashmëri të lartë, 43% (3 nga 7) kanë rezultuar me ngjashmëri mesatare, ndërsa asnjëri nga këta 7 artikuj nuk ka rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Shqip – Anglisht

Rezultatet e kontrollimit të 5 artikujve të shkruar në gjuhën shqipe dhe të kontrolluar krahas literaturës në gjuhën shqipe dhe atë në gjuhën angleze tregojnë se 40% (2 nga 5) e artikujve të kontrolluar kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 60% (3 nga 5) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe sërish asnjëri nga këta 5 artikuj nuk ka rezultuar me ngjashmëri të ulët.

Anglisht (pa përkthime)

Rezultatet e kontrollimit të 9 artikujve krahas literaturës në gjuhën angleze tregojnë se 44% (4 nga 9) e artikujve përmbajnë ngjashmëri të lartë, 22% (2 nga 9) përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 33% (3 nga 9) përmbajnë ngjashmëri të ulët.

Përmbledhje

Duke qenë se 21 artikujt e përzgjedhur janë kontrolluar në forma të ndryshme është me rëndësi të ju përmbledhim rezultatet përfundimtare në cilat kategori janë klasifikuar këto punime. Rrjedhimisht, 48% (10 nga 21) e këtyre artikujve kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të lartë, 38% (8 prej 21) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri mesatare, dhe 14% (3 nga 21) kanë rezultuar të përmbajnë ngjashmëri të ulët. Rezultate të tilla ku vetëm 3 nga 21 artikujt shkencor janë klasifikuar si dokumente me ngjashmëri të ulët janë alarmante për shoqërinë tonë pasiqë duke publikuar artikuj shkencor, stafi akademik i universiteteve plotëson një kusht tejet të rëndësishëm për avancim akademik.

Lista e personave të denoncuar për plagjiaturë (Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut)

Përtej hulumtimit dhe kontrollimit që ne kemi bërë të punimeve të diplomës, doktoraturave dhe artikujve shkencorë në Kosovë dhe Shqipëri, kemi zgjedhur që të publikojmë të gjitha rastet e denoncuara nga shoqëria civile dhe hulumtues të ndryshëm. Më poshtë mund të shihni tabelën ku janë paraqitur të gjitha rastet që ne jemi në dijeni të jenë publikuar dhe ju kemi vendosur burimin ku mund të shihni më detajisht për secilin rast se si është raportuar. Vlen të theksohet se ne nuk kemi bërë asnjë vlerësim mbi gjykimin se a janë apo nuk janë plagjiaturë si në rastin e hulumtimit tonë ashtu edhe në rastet e publikuara nga shoqëria civile dhe hulumtues të tjerë sepse ne besojmë që vlerësimin nëse një punim diplome, doktoraturë apo artikull shkencor është plagjiaturë apo jo, duhet ta bëj universiteti dhe institucionet e ngjashme relevante.

Përfundimet

Në këtë shkrim, jemi munduar ta paraqesim një pasqyrë të përgjithshme rreth nivelit të plagjiaturës në hapësirat shqipfolëse me fokus në Kosovë dhe Shqipëri. Si bazë të hulumtimit, për t’i prezantuar më pas edhe të dhënat rreth nivelit të plagjiaturës në Kosovë, kemi përzgjedhur 322 punime të diplomës nga nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Nga kontrollimi i bërë kemi mbërri në përfundimin që 75% e këtyre punimeve të diplomës që janë aprovuar nga Universiteti i Prishtinës përmbajnë ngjashmëri të cilat mund të konsiderohen plagjiaturë. Përveç punimeve të studentëve ne kemi kontrolluar edhe Doktoraturat e stafit akademik të publikuara në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës dhe në Universitete tjera jashtë vendit ku nga gjithsej 37 Doktoratura të përzgjedhura kemi mbërri në përfundimin se 84% e tyre përmbajnë ngjashmëri të cilat mund të konsiderohen plagjiaturë.

Në anën tjetër, edhe pse kemi ne kemi qenë të kontraktuar për të vënë në shërbim sistemin antiplagjiaturë për të gjitha IAL-të publike në Republikën e Shqipërisë, disa prej tyre kanë zgjedhur të mos e përdorin fare sistemin antiplagjiaturë. Rrjedhimisht, kemi përzgjedhur të kontrollojmë 43 Doktoratura të publikuara gjatë periudhës Janar 2020 – Mars 2021 nga Universiteti i Tiranës – si njëri prej IAL-ve që nuk ka përdorur sistemin antiplagjiaturë për verifikimin e këtyre Doktoraturave. Nga kontrollimi i 43 Doktoraturave kemi mbërri në përfundimin që 95% e tyre përmbajnë ngjashmëri të cilat mund të konsiderohen plagjiaturë.

Për të pasur një ide më të qartë rreth integritetit akademik në hapësirat shqipfolëse kemi zgjedhur t’i kontrollojmë edhe 21 punime shkencore me autorë nga Kosova dhe Shqipëria, që kanë shërbyer për ngritjen e këtyre autorëve në karrierë përbrenda nivelit akademik. Nga kontrollimi i bërë, kemi mbërri në përfundimin që 86% e këtyre punimeve shkencore përmbajnë ngjashmëri që mund të konsiderohen plagjiaturë.

Ne nuk jemi të parët dhe shpresojmë të mos jemi as të fundit që ngremë dyshime mbi nivelet alarmante të plagjiaturës në hapësirat shqipfolëse. Raste të plagjiaturës janë raportuar edhe nga shoqëria civile dhe individ të ndryshëm si Admovere, Orca, Taulant Muka, Vladimir Kola dhe së fundmi nga NIRCAU. Të gjitha këto raste kemi zgjedhur t’i grumbullojmë dhe prezantojmë në këtë shkrim si dëshmi për t’ua kujtuar faktin që për një shumicë dërrmuese (me disa përjashtime tejet të rralla) nuk është marrë asnjë masë disiplinore apo revokim titulli.

Bazuar në kontrollimin e 422 punimeve të diplomës, Doktoraturave dhe publikimeve shkencore, mund të themi me siguri të lartë që niveli i plagjiaturës në hapësirat shqipfolëse është në nivele alarmante dhe kërkon si qasje ashtu edhe trajtim serioz.

Rekomandimet

Rekomandimet që ne kemi zgjedhur t’i prezantojmë janë përmbledhje e rekomandimeve të ofruara nga ekipi i projektit “South East European Project on Policies for Academic Integrity (SEEPPAI)” të publikuar në vitin 2017. Ky projekt ka hulumtuar dhe analizuar politikat dhe procedurat në lidhje me integritetin akademik nga 6 shtetet e Evropës Juglindore, me përjashtim Kosovën. Rekomandimet e publikuara në këtë raport për të gjithë rajonin janë përkthyer, përshtatur dhe prezantuar më poshtë. Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

      • Rekomandime për qeveritë nacionale dhe agjencitë e akreditimit

    1. Qeveritë përmes ministrisë dhe agjencisë së akreditimit duhet të jenë të angazhuara në formë proaktive në monitorimin dhe udhëzimin e IAL-ve, në forcimin e politikave dhe procedurave të lidhura me integritetin akademik.

    2. Qeveritë nacionale t’i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë që ofrojnë sisteme antiplagjiaturë dhe të negociojnë një ofertë të përballueshme që vihet në dispozicion të të gjitha IAL-ve.

    3. Agjencia e akreditimit duhet fuqizuar në monitorimin e cilësisë në arsim dhe integritetit akademik nëpër institucionet publike dhe private të arsimit të lartë.

    4. Incentiva në formë të granteve për hulumtim dhe zhvillim të politikave, strategjive dhe procedurave që kontribuojnë në përmirësimin e integritetit akademik nga shoqëria civile dhe ekspertë të fushës.

        • Rekomandime për institucionet

      1. Rishikimi i politikave dhe praktikave me fokus të veçantë në themelimin e grupeve punuese që koordinojnë zhvillimin dhe implementimin e strategjive, politikave dhe sistemeve në lidhje me integritetin akademik.

      2. Zhvillimi i standardeve sanksionuese për trajtimin e rasteve të plagjiaturës, kopjimeve në provime, blerjen/kontraktimin e punimeve dhe formave tjera të pandershmërisë akademike.

      3. Ofrimi i trajnimeve për stafin akademik në mënyrë që ata të jenë të informuar dhe edukuar në çështje që lidhen me ndershmërinë dhe integritetit, shkrimin akademik, si dhe përdorimin e materialeve ndihmuese në ligjërimet e tyre për studentët – kjo rekomandohet të bëhet sa më herët të jetë e mundshme.

      4. Informimi i vazhdueshëm i stafit dhe studentëve mbi çështje që lidhen me integritetin dhe ndershmërinë akademike.

      5. Në aspektin pedagogjik, institucionet duhet t’i fuqizojnë praktikat e mira të cilat ndihmojnë vlerësimin e mendimit kritik, dhe ato që ndihmojnë në krijimin e një mjedisi ku mësimdhënia, të mësuarit dhe vlerësimi ofrojnë ndjenjë shpërblyese dhe frymëzuese.

          • Rekomandime për individët (stafin akademik)

        1. Stafi akademik duhet të marrë përgjegjësinë për sjelljen e tij/saj si model për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve. Ata duhet t’i përkushtohen integritetit: drejtësisë, qëndrueshmërisë, ndershmërisë, transparencës, si në jetën e tyre profesionale ashtu edhe në atë private.

        2. Stafi akademik duhet të sigurohet se të gjithë studentët janë të njoftuar me vlerat dhe rëndësinë e mësimit, dhe t’i motivojnë ata drejt rezultateve maksimale në jetën e tyre.

        3. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional duhet të jetë obligim për stafin akademik në mënyrë që ata të jenë të pajisur me njohuritë e përditësuara në fushën e tyre.

        4. Stafi akademik duhet të sigurojë që rastet e pandershmërisë akademike të trajtohen sipas politikave, procedurave dhe standardeve institucionale pa diskriminim dhe për të gjithë studentët njëjtë.

Referencat

Burimet e denoncimeve në rrjetin social Facebook

#ThuajJoPlagjiaturës #1

Plagjiatura, shkelje etike, ligjore, apo profesionale?

 

Besart Kunushevci
Themelues @ Akademia (www.akademia.al)
Themelues @ Crossplag™ (www.crossplag.com)

Vërejtje: Ky shkrim është publikuar fillimisht në Revistën “Autori”, Botimi VI, Dhjetor 2020 – http://autori-ks.com/repository/docs/Web_RevistaAutori_2020.pdf

 

Plagjiatura, origjina dhe definicioni

Termi plagjiaturë është përdorur shpeshherë në diskutime publike si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, por ajo që vlen të theksohet është se veçanërisht viteve të fundit diskutimi rreth plagjiaturës është intensifikuar. Diskutimi rreth plagjiaturës dhe akteve të plagjiaturës është bërë pjesë e shoqërisë që nga fillimet e krijimit artistik, letrar dhe shkencor[1]. Etimologjia e fjalës “Plagjiaturë” e ka origjinën që në shekullin e parë kur poeti romak Marcus Valerius Martialis denoncon poetin Fidentinus që ka “kidnapuar” vargjet e tij. Poeti në atë kohë përdor fjalën “Plagiarius” që nënkupton “kidnapues” për të ilustruar aktin e “vjedhjes” dhe “kopjimit” të vargjeve të tij nga poeti Fidentinus[2]. Ndërsa sot, është jashtëzakonisht vështirë që të përcaktohet termi plagjiaturë duke përfshirë të gjitha situatat e mundshme. Përkufizimi më i pranueshëm për plagjiaturën në literaturën ekzistuese është: “procesi ose praktika e përdorimit të fjalëve dhe ideve të dikujt tjetër dhe pretendimi se janë autentike tuajat”[3].

Plagjiatura dhe Interneti

Kur flasim për plagjiaturë është e pashmangshme të mos flasim për ndërlidhjen mes rritjes së përdorimit të internetit dhe plagjiaturës në nivel global. Konkretisht, Rebeca Howard[4] në vitin 2007 thotë se është një besim pothuajse universal që interneti është duke shkaktuar rritje të plagjiaturës. Për të mbështetur këtë argument mund të shohim statistikat botërore rreth përdorimit të internetit, ku në muajin dhjetor të vitit 1995 në internet kanë qenë 16 milion përdorues, ndërsa sot janë mbi 4.8 miliard përdorues[5]. Secili prej nesh që jemi përdorues të internetit, së bashku, krijojmë mbi 2.5 milion terrabytes të dhëna në ditë. Nëse e shohim nga aspekti akademik dhe shkencor, nga viti 2008 deri në vitin 2014 janë publikuar rreth 1.3 milion artikuj shkencor[6] dhe rreth 2.2 milion libra në vit[7]. Bazuar në këto të dhëna është pothuajse e pamundur për njeriun që të bëjë identifikimin e rasteve me plagjiaturë pa ndihmën e teknologjisë; gjë që ka ndikuar të zhvillohen më shumë se 15 kompani serioze në gjithë botën të cilat qëllim kanë identifikimin e plagjiaturës në shkrime[8]. Në anën tjetër, shumë kush mund të shtrojë pyetjen se pse plagjiatura konsiderohet si akt apo dukuri negative? Për të zbërthyer aspektin e trajtimit të plagjiaturës si akt negativ është tejet me rëndësi që të kuptojmë se plagjiatura trajtohet në tri forma të shkeljes; shkelje etike, shkelje ligjore dhe shkelje e rregullave profesionale.

Plagjiatura si shkelje etike

Para se të diskutojmë rreth plagjiaturës si shkelje ligjore dhe shkelje e normave profesionale, për mua është shumë më e rëndësishme që plagjiatura fillimisht të kuptohet dhe trajtohet si shkelje etike në këtë shkrim. Trajtimi i plagjiaturës si shkelje etike dhe penalizimi i saj nga ky këndvështrim sjellë më shumë vlerë dhe rrit rëndësinë e parandalimit të plagjiaturës për shoqërinë tonë.

Trajtimi i plagjiaturës si shkelje etike nënkupton ballafaqim ndaj këtij akti negativ fillimisht me veten tonë dhe vlerat që ne përfaqësojmë. Rrjedhimisht, nëse marrim skenarin hipotetik ku ne si hulumtues/e apo shkrimtar/e huazojmë fragmente, ide dhe vepra të dikujt tjetër dhe i prezantojmë ato si punë autentike, kjo shpërfaq mungesën e respektit tonë ndaj punës, kohës dhe vlerave që autori/ja origjinale përfaqëson. Në aspektin individual, kjo nënkupton se ne nuk kemi respekt as për punën, kohën dhe vlerat që ne përfaqësojmë. Vlenë të theksohet se në kohën në të cilën jetojmë plagjiatura shpesh vjen si rezultat i konkurrencës, rritjes së nivelit të kompleksitetit për të prodhuar njohuri të reja dhe vështirësia e identifikimit të këtyre shkeljeve. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejtë që individë të ndryshëm të bëjnë plagjiaturë. Ndërsa në anën tjetër, sot njerëzimi e ka për detyrë dhe obligim që të punojë, krijojë dhe zhvillojë njohuri të reja për kohën në të cilën jetojmë. Kjo ka ndikuar që shumë vende në botë (përfshirë Kosovën) të përfshijnë plagjiaturën brenda ligjeve.

Plagjiatura si shkelje ligjore

Diskutimi rreth përcaktimit  të plagjiaturës si shkelje ligjore është gjithandej nëpër botë, sidomos nga ekspertët ligjorë mbi të drejtat e autorit dhe të drejtave të përafërta. Deri më tani integrimi i termit plagjiaturë në legjislacion nuk ka qenë i qartë dhe efektiv pasi shumë hulumtues dhe ekspertë ligjorë kanë argumentuar se jo çdo plagjiaturë përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe jo çdo shkelje e të drejtave të autorit përbën plagjiaturë. Për të ilustruar këtë, imagjinoni një student apo hulumtues i cili huazon disa paragrafe nga një publikim i cili nuk gëzon mbrojtje autoriale apo intelektuale dhe i njejti student apo hulumtues i prezanton ato paragrafe si punë origjinale të tij/saj pa i cituar fare. Ky rast përbën plagjiaturë, por nuk konsiderohet shkelje e të drejtave të autorit. Ndërsa, në një situatë kur një autor i cili riprodhon tërësisht apo pjesë të një vepre (duke e cituar atë) e cila gëzon të drejtat specifike autoriale dhe e publikon atë pa autorizim, nuk përbën plagjiaturë, por është shkelje e të drejtave autoriale.

 

Në këtë frymë, të marrim të analizojmë legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës për të parë se cilat janë pjesët e ligjit të cilat përfshijnë komponente të plagjiaturës.

KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS[9]
KAPITULLI XXV VEPRAT PENALE KUNDËR EKONOMISË
Neni 290
Cenimi i të drejtave të autorit

  1. Kushdo që nën emrin e tij apo të dikujt tjetër, shfaq apo në ndonjë mënyrë tjetër i kumton publikut punën e mbrojtur me të drejtat e autorit ose paraqitjen e tjetrit, në tërësi apo pjesërisht,dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

LIGJI Nr. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA[10]

NËNKREU B
VEPRAT E AUTORIT DHE KUSHTET E MBROJTJES

Neni 8
Veprat e mbrojtura

  1. Vepra të autorit janë krijimet intelektuale origjinale në lëmin e letërsisë, të shkencës dhe artit, që janë të shprehura në çfarëdo mënyre, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe.

Praktikisht këto janë 2 prej neneve më të rëndësishme brenda legjislacionit në Republikën e Kosovës të cilat përfshijnë raste të plagjiaturës të cilat janë të dënueshme me ligj. Nga kjo mund të kuptojmë një fakt tejet me rëndësi, pothuajse të gjitha shkrimet apo publikimet që ndodhin sot gëzojnë të drejtën ligjore për mbrojtje në momentin që ato publikohen. Gjithsesi, rastet kur plagjiatura përbën shkelje ligjore  ekziston baza ligjore penale që të ngritet aktakuzë dhe të dënohet nga gjykata, si dhe baza ligjore civile që individi që ka kryer plagjiaturë të paditet nga autori duke kërkuar realizimin e të drejtës subjektive dhe kompensimin e dëmit. Deri më sot, nuk mund të gjejmë asnjë rast ku gjykatat të kenë vendosur dënime penale apo detyrime për kompensim për personat që kanë kryer plagjiaturë.

Plagjiatura si shkelje e rregullave profesionale

Në anën tjetër përpos trajtimit të plagjiaturës si shkelje etike dhe trajtimi i plagjiaturës nga aspekti ligjor është me rëndësi të diskutohet edhe në aspektin e reputacionit individual dhe profesional. Në mes ekstremit ku çdo gjë varet nga etika dhe morali i individit dhe legjislacionit që përcakton saktë çfarë nënkupton shkelje, ekziston një mes i cili rregullon aspektet tejet të rëndësishme në jetën tonë, atë akademik dhe profesional. Sot, secili universitet publik ka të miratuar “Statutin e Universitetit” nga Kuvendi i Republikës. Statuti i Universitetit si akt normativ ka për qëllim të kodifikojë rregullat për funksionimin e brendshëm të Universitetit duke mos cenuar autonominë e tij. Rrjedhimisht, në statutet ekzistuese të universiteteve publike përfshihet plagjiatura dhe shkelja e së drejtës së autorit si shkelje të cilat penalizojnë individët që i përkasin atij Universiteti qoftë si i/e punësuar, student apo bartës i titullit akademik. Saktësisht në Statutin e Universitetit të Prishtinës plagjiatura përmendet në këto raste:

STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”[11]
STUDIMET E DOKTORATËS
Neni 130
  1. Titulli akademik Doktor shkence mund të revokohet në rast të dëshmisë se:
    1.1 Disertacioni nuk ka qenë punim i vetë kandidatit;
    1.2 Disertacioni nuk ka qenë si rezultat i arritjes personale të kandidatit;
    1.3 Disertacioni është i bazuar në pjesët relevante të rezultateve të mëparshme të botuara shkencore nga individët apo nga institucionet tjera;
    1.4 Është plagjiat apo shkelje e të drejtës së autorit;
    1.5 Është praktikë tjetër joetike
TITUJT AKADEMIKË
Neni 134
  1. Senati me arsye dhe me argumente të forta dhe me rekomandim të rektorit, mund t’ia heqë titullin bartësit.
  2. Arsyeja dhe argumenti i fortë përmban:
    2.1 Falsifikimin apo mashtrimin gjatë vlerësimit ose provimit;
    2.2 Plagjiaturën apo shkeljen e të drejtës së autorit në përgatitjen e diplomës apo të punimit tjetër me shkrim;
    2.3 Praktikë tjetër joetike.

Bazuar në Statutin e cituar më lart mund të vërehet se brenda një fjalie ku përmendet plagjiatura, Statuti i referohet edhe shkeljeve të së drejtave të autorit gjë që nuk lë hapësirë mes shkeljes etike dhe ligjore, por e përcakton atë në formë të saktë dhe të prerë.

Përfundimet

Ballafaqimi i njerëzimit me dukurinë e plagjiaturës është i lashtë sa ka vjet njeriu; duke filluar nga rastet e para të dokumentuara qysh në shekullin e I-rë nga poeti Martial e deri sot kur kemi rastin më të fundit skandaloz të novelistes Cristian Serruya në librin e saj “Royal Affair”[12]. Teknologjia dhe interneti kanë luajtur rol të rëndësishëm në rritjet e rasteve të plagjiaturës dhe në të njëjtën kohë përdorimi i teknologjisë për parandalimin e plagjiaturës ende nuk ka gjetur rrugën drejtë përdorimit të përgjithshëm. Ndërsa nëse e shohim se si trajtohet plagjiatura në aspektin etik, ligjor dhe normativ mund të arrijmë në përfundim që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të punohet në drejtimin e rritjes së vetëdijes kolektive mbi aspektin negativ të plagjiaturës për shoqërinë tonë. Gjithashtu, është tejet e rëndësishme që integriteti akademik dhe profesional të respektohen duke filluar nga udhëheqësit tanë. Vlenë të theksohet se tema e plagjiaturës në rajon është temë mjaft e ndjeshme dhe ka nevojë të jashtëzakonshme që njohës të fushës, ekspertë të arsimit dhe ligjit, së bashku me ligj-bërësit të punojnë më shumë drejt krijimit të një mjedisi që lartëson vlerat etike dhe mbron integritetin e veprave dhe shkrimeve në nivel nacional.

 


Referencat
[1] Bailey, J. (2011). The World’s First “Plagiarism” Case. Retrieved from https://www.plagiarismtoday.com/2011/10/04/the-world%E2%80%99s-first-plagiarism-case/
[2] Biagioli, M. (2014). Plagiarism, Kinship and Slavery. Theory, Culture & Society, 31(2-3), 65-91. doi: 10.1177/0263276413516372. https://journals.sagepub.com/doi/10.1177/0263276413516372
[3] PLAGIARISM | meaning in the Cambridge English Dictionary. (2020). Retrieved from https://dictionary.cambridge.org/dictionary/english/plagiarism
[4] Howard, R. (2007). Understanding “Internet plagiarism”. Computers And Composition, 24(1), 3-15. doi: 10.1016/j.compcom.2006.12.005. https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S8755461506000831?via%3Dihub
[5] World Internet Users Statistics and 2020 World Population Stats. (2020). Retrieved from https://www.internetworldstats.com/stats.htm
[6] Facts and figures: publications. (2020). Retrieved from https://en.unesco.org/node/252282
[7] Book Statistics – Worldometer. Retrieved from https://www.worldometers.info/books/
[8] Softwaretest 2020 « Plagiats Portal. (2020). Retrieved from https://plagiat.htw-berlin.de/software/softwaretest-2020
[9] Kuvendi i Republikës së Kosovës. KODI NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS (2018). Kosovë. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=18413https://www.internetworldstats.com/stats.htm
[10] Kuvendi i Republikës së Kosovës. LIGJI Nr. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA (2011). Prishtinë. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2787
[11] Kuvendi i Republikës së Kosovës. STATUTI I UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” (2012). https://www.uni-pr.edu/inc/doc/statuti1.pdf
[12] Nora Roberts Sues Brazilian Writer Who She Says Plagiarized Her Work. (2019). Retrieved from https://www.nytimes.com/2019/04/24/books/nora-roberts-plagiarism.html

SI TA KUPTONI NËSE NJË TEKST PËRMBAN PLAGJIATURË?

 

Plagjiatura apo mashtrimi akademik vazhdon të jetë një nga sfidat e botës akademike edhe në Kosovë. Nga raportimet e mediave dhe hulumtmet, shohim se plagjiatura ushtrohet nga studentët, por edhe nga vet profesorët si dhe nga palë të tjera.

Por sot, është shumë më e lehtë të identifikohet dhe të shmanget plagjiatura, falë sistemit Anti-Plagjiaturë të platformës Akademia.

 

Platforma Akademia – një vaksinë kundër plagjiaturës

Akademia është një sistem cilësor i dizajnuar me qëllim të parandalimit të plagjiaturës dhe po ashtu është sistemi i vetëm që mundëson analizë ndërgjuhësore. Kjo platformë ju mundëson qasje në një databazë prej më shumë se 17 miliardë shkrimesh në gjuhën shqipe dhe nga gjuhët e huaja. Po ashtu, ju mundëson t’i kontrolloni ngjashmëritë mes punimeve nga dhjetë gjuhë të ndryshme.

Për ta identifikuar dhe shmangur plagjiaturën apo mashtrimin akademik, Sistemi Anti-Plagjiaturë aktualisht përdorë këto produkte:

ALPlag – Albanian Language Plagiarism Detection

Ky sistem shërben për të kontrolluar ngjashmëritë dhe për të bërë krahasime mes teksteve apo shkrimeve në gjuhën shqipe.

Si funksionon?  Për ta përdorur ALPlag, fillimisht duhet të keni një llogari. Për të pasur llogari kontrollimi, qoftë si student, profesor apo administrator, është e nevojshme që Platforma Akademia të ketë marrëveshje bashkëpunimi me institucionin në të cilin ndiqni studimet apo punoni.

Pastaj mund ta ngarkoni punimin që doni ta krahasoni. Punimi duhet të jetë në formatin word ose PDF. Pasi ta ngarkoni, tekstit i bëhet analiza e përmbajtjes si dhe krahasim në nivel fjalie, e pastaj në nivel dokumenti. Pas analizimit dhe krahasimit, sistemi ju dërgon një raport për ta analizuar dhe shkarkuar, bashkë me një përmbledhje. Raporti përmban një përmbledhje burimesh ku është gjetur ngjashmëri dhe klasifikimi i fjalive në bazë të ngjashmërisë dhe përmbajtjes së cituar direkt.

Multilingual Plagiarism Detection (MLPlag)

MLPlag është sistem për të kontrolluar ngjashmëritë mes teksteve në gjuhën shqipe me ato në gjuhë të huaj. Pasi ta ngarkoni, teksti do të përkthehet në njërën nga gjuhët që janë në dispozicion: gjuhë angleze, frënge, italiane, gjermane, greke, serbe, turke, suedeze, norvegjeze, finlandeze, çeke, boshnjake, portugeze, serbo-kroate, bullgare, rumune, sllovake dhe sllovene. Po ashtu, sistemit në ndërkohë do t’i shtohen edhe gjuhë të tjera të huaja. Sikurse edhe në sistemin e mëparshëm, procesi i identifikimit të ngjashmërive mes teksteve është i ngjashëm, vetëm se në MLPlag keni mundësi t’i krahasoni shkrimet shqip me shkrime në gjuhë të huaja.

E-citimi

E-citimi është një nga produktet e platformës Akademia, i cili ju mundëson t’i pasuroni shkrimet dhe ta shnmangi plagjiaturën, duke ju referuar me saktësi burimeve. Individët (përfshirë edhe studentët) mund ta përdorin FALAS e-citimin.

Ju mund ta përdorni shumë lehtë, në 3 hapa: regjistrohuni, krijoni bibliografinë, shkarkojeni. Edhe nëse më parë pa dashje nuk keni i keni cituar si duhet burimet, ky sistem do të jetë udhëzuesi juaj më i mirë. Kurrë s’ka qenë më lehtë identifikimi i plagjiaturës.

 

Kërkime të thjeshta që mund t’i bëni në google

 A ju ka ndodhur ndonjëherë të hasni në ndonjë fjali që ju duket sikur e keni lexuar më parë apo dyshoni për autorësinë e saj? Nëse po, kopjojeni komplet fjalinë, vendoseni në thonjëza dhe pastaj në kërkoni në google apo gjirafa. Për shembull:

Nga rezultatet e kërkimit, mund të shohim se burimet që e kanë përdorur këtë thënie, e kanë cituar autorin Orhan Pamuk.

Një këshillë e vogël shtesë

Po ashtu, sigurohuni që kur kërkoni diçka specifike në google, sigurohuni që ta vendosni në thonjëza, në mënyrë që t’ju dalin rezultate më të sakta. Shembull, nëse e shkruani në google Ismail Kadare, do t’ju dalin rezultatet / faqet që përmbajnë fjalët apo emrat Ismail, Kadare, dhe Ismail Kadare. Por nëse  e shkruani “Ismail Kadare”, do t’ju dalin vetëm faqet që përmbajnë emrin e plotë. Ky trik i vogël ua kursen kohën e kërkimit.

Kur përmendim makinat e kërkimit, padyshim që rekomandohet edhe gjirafa.com. Jo vetëm që mund të lundroni mes informatave të pafundme online, por kjo makinë ua lehtëson edhe kërkimin tuaj. Për shembull, për çdo kërkim, pos rezultateve të zakonshme, sistemi ju ofron sugjerime / info shtesë, në një dritare që shfaqet në anën e djathtë.

Për shembull, nëse kërkoni me fjalët: online courses, Gjirafa do t’ju sugjerojë një platformë ku mund të ndiqni kurse online. Ose, nëse kërkoni me fjalët Ismail Kadare, pos rezultateve të tjera, do t’ju ofrojë edhe një fakt rreth shkrimtarit. Kërkimi kurrë s’ka qenë më i lehtë. Provojeni.

ÇKA ËSHTË E-CITIMI DHE SI MUND TË PËRDORET?

 

Ka disa përkufizime për plagjiaturën, por thënë shkurt, plagjiatura është vjedhje akademike dhe si e tillë, ajo ndëshkohet. Në fjalorin Merriam-Webster, plagjiatura përkufizohet si “vjedhja e ideve apo fjalëve të dikujt tjetër dhe përvetësimi i tyre, përdorimi i punës së dikujt tjetër pa e cituar burimin.”

 

Plagjiatura, si dukuri negative vazhdon të jetë sfidë në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të botës. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj dukurie joligjore, është krijuar edhe Akademia, e cila ndër të tjerash, është një nga sistemet më cilësore për parandalimin e plagjiaturës dhe sistemi i vetëm që mundëson analizë ndërgjuhësore. Por plagjiatura mund të bëhet edhe pa qëllim, për shkak të mungesës së njohurive. Sidoqoftë, ju duhet ta shmangni dhe platforma Akademia do t’ju ndihmojë në këtë drejtim.

Çka shërben e-citimi?

E-citimi është një nga produktet e platformës Akademia, i cili ju mundëson t’i pasuroni shkrimet dhe ta parandaloni plagjiaturën, duke ju referuar me saktësi burimeve. Individët (përfshirë edhe studentët) mund ta përdorin FALAS e-citimin.

Si përdoret e-citimi?

Kur përgatitni ndonjë shkrim, hulumtim apo çfarëdo punimi, është në rregull që të përdorni për bazë studime të ndryshme apo punën e dikujt tjetër. Ajo që nuk është në rregull, është mos citimi, sepse konsiderohet plagjiaturë apo mashtrim akademik. Për ta shmangur vjedhjen apo keqpërdorimin e pronës intelektuale të dikujt tjetër,  përdoreni e-citimin, duke ndjekur këta 3 hapa:

Hapi 1

Hapni një llogari – Fillimisht duhet të regjistroheni, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe një email valide. Pasi ta konfirmoni në email, llogaria juaj do të aktivizohet.

Hapi 2

Krijoni bibliografinë – Pasi ta keni aktivizuar llogarinë, ju mund të filloni me krijimin e bibliografisë dhe t’i klasifikoni referencat, në bazë të punimit apo hulumtimit tuaj. Sic e përkufizon edhe Your Dictionary, “bibliografia është lista e alfabetizuar e të gjitha burimeve të pvrdorura në një punim.” Llojet e citimeve mund të dallojnë varësisht nga burimet që do të përdorni, dhe këtu hyjnë: revista shkencore, magazina, komunikata për shtyp, arkiva, intervista, libër, përfundimet nga një konferencë, tekste fetare, e-libër, vepër artistike, rast gjyqësor, ditar, akt juridik, publikim shtetëror, punim diplome, gazetë, email, emision në TV, emision në radio dhe jo vetëm.

Hapi 3

Shkarkoni bibliografinë – Pasi t’i keni krijuar të gjitha referencat e nevojshme për punimin tuaj, ju mund t’i shkarkoni një apo të gjitha referencat në formatin e duhur të gatshëm për punim.

Kujt i duhet e-citimi?

E-citimi është një vegël e dobishme kundër plagjiaturës dhe mund të përdoret nga shkrimtarët, hulumtuesit, profesorët dhe jo vetëm. Por mbi të gjitha, rekomandohet të përdoret nga studentët, të cilët janë të rinj në botën akademike dhe me ose padashje mund të bëjnë plagjiaturë. Për më tepër, përdorimi i këtij produkti është falas.

 

Pse është e rëndësishme ta shmangni plagjiaturën?

Ju nuk do ta merrnit ndonjë pronë apo material fizik dhe ta prezentoni si tuajin, apo jo? Njësoj duhet ta respektoni edhe pronën intelektuale, sepse kopjimi apo plagjiatura është vjedhje dhe mashtrim akademik.

Në Kosovë ekziston Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e drejta e autorit përkufizohet si  “e drejtë e pandashme e një vepre, e cila i takon autorit si subjekt i pronës intelektuale për veprën e mbrojtur.” (neni 6). Varësisht prej rastit, shkelja e të drejtave të autorit mund të dënohet me gjobë deri në 25 mijë euro.

Siç citohet të ketë thënë shkrimtari Herman Mervile, “më mirë të dështosh në origjinalitet, se sa të arrish sukses si imitues”.

Si ndëshkohet plagjiatura në Kosovë?

 

Termi plagjiaturë rrjedh nga fjala latine “plagiarus” që përkthyer fjalë për fjalë, do të thotë “rrëmbyes”, “hajn” apo kidnapues”.

Ekzistojnë disa përkufizime për plagjiaturën, por thënë shkurt, plagjiatura është vjedhje akademike. Në fjalorin Merriam-Webster, plagjiatura përkufizohet si “vjedhja e ideve apo fjalëve të dikujt tjetër dhe përvetësimi i tyre, përdorimi i punës së dikujt tjetër pa e cituar burimin.”

Si çdo vjedhje tjetër, edhe plagjiatura ndëshkohet. Por si?

Në Kosovë ekziston Ligji për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e Përafërta, i cili ka për qëllim të rregullojë:

  • të drejtat e autorit që, në bazë të pronës intelektuale, u takojnë autorëve përkitazi me veprat e tyre në lëmin e letërsisë, shkencës dhe artit, në vijim e drejta e autorit (neni 1, paragrafi 1.1);
  • të drejtat që, në bazë të pronës intelektuale, janë të përafërta me të drejtat e autorit apo të drejtat e përafërta (sipas nenit 1, paragrafi 1.2).

E drejta e autorit, sipas nenit 6 të këtij ligji, përkufizohet si “e drejtë e pandashme e një vepre, e cila i takon autorit si subjekt i pronës intelektuale për veprën e mbrojtur”.

Megjithëse në këtë ligj nuk përdoret termi “plagjiat” apo “plagjiaturë”, në bazë të këtij ligji ekzistojnë dispozitat ndëshkuese për shfrytëzimin pa leje të veprës apo punës së dikujt tjetër. Varësisht prej rastit, dënimet varijojnë nga 500 deri në 25,000 euro.

Për shembull, sipas nenit 190:

  • Nëse një person juridik në kuadër të veprimtarisë së vet ose në biznes me të tjerët, shfrytëzon pa leje veprën e autorit ose lëndën nga të drejtat e përafërta, dënohet me gjobë prej 2000 deri në 10,000 euro.
  • Kurse nëse personi përgjegjës i personit juridik kryen kundërvajtjen e lartpërmendur, dënohet me gjobë prej 500 deri në 2,000 euro.

Ndërkaq, neni 191 i këtij ligji parasheh dënime me gjobë prej 5,000 deri në 25,000 euro për kundërvajtje për çdo person juridik, nëse në kuadër të veprimtarisë ose bashkëpunimin të biznesit:

  • Kryen cilindo veprim të shmangies të masave efektive teknologjike të mbrojtjes;
  • Kryen veprimin e heqjes apo të ndryshimit të informacionit elektronik të realizimit të të drejtave.

Varësisht prej rasteve të tjera, dallon edhe gjoba. Ndërkaq, sipas nenit 195, procedura për kundërvajtje fillon me kërkesën e organit të inspektimit, policisë, palës së dëmtuar, Shoqatës për administrim kolektiv të të drejtave ose të Zyrës.

Kohëve të fundit, plagjiatura në Kosovë si dukuri negative është bërë më e dukshme edhe brenda hapësirave universitare, përfshirë studentët dhe profesorët.

Lexo poashtu:  Plagjiatura përmes diplomave të blera

 

Por, si dënohet plagjiatura në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”?

Për shembull, sipas nenit 130 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, një kandidati mund t’i revokohet titulli akademik Doktor shkence, ndër të tjerash nëse dëshmohet se punimi i tij/saj është plagjiat apo shkelje e të drejtës së autorit.

Po ashtu, një bartësi mund t’i hiqet titulli akademik nga Senati, me arsye dhe argument të fortë si dhe rekomandim të rektorit. Aryse apo argument i fortë, sipas nenit 134, përbën:

  • Falsifikimi apo mashtrimi gjatë vlerësimit ose provimit;
  • Plagjiatura apo shkelja e të drejtës së autorit në përgatitjen e diplomës apo të punimit tjetër me shkrim;
  • Ndonjë praktikë tjetër joetike.

Të njejtat masa parashihen edhe sipas Statutit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Ndërkaq, për studentët që bëjnë plagjiaturë në punimet e tyre, mund të ketë ndëshkime të ndryshme, varësisht nga rasti dhe praktikat e një universiteti të caktuar. Megjithatë, një nga ndëshkimet mund të jetë suspendimi – e deri te përjashtimi.

Si ta parandaloni plagjiaturën?

Për tu parandaluar plagjiatura në Kosovë, fillimisht duhet ta dimë çka është dhe në cilat forma mund të shfaqet. E thamë më lart se plagjiatura është përvetësimi i punës së dikujt tjetër pa e cituar burimin. Ka disa lloje të plagjiaturës, dhe Bodwoin College ka klasifikuar katër prej tyre si më të zakonshmet:

Plagjiatura e drejtpërdrejtë – është transkriptimi fjalë për fjalë i ndonjë pjese të punës së dikujt tjetër, pa ia dhënë atributet apo pa e vendosur në thonjëza.

Vetë-plagjiatura – nënkupton kur një student paraqet punën e tij të mëhershme apo kombinon pjesë të ndryshme të një punimi që ka përdorur më parë, pa lejen e profesorëve të përfshirë. Për shembull, do të konsiderohej e papranueshme nëse ndonjë punim të shkollës së mesme e paraqitni si punim kolegji apo universiteti.

Plagjiatura mozaik – nënkupton kur një student në punimin e tij huazon fraza nga një burim pa përdorur thonjëza, ose gjen sinonime të gjuhës së autorit dhe përdorë të njejtën struktuë. Në këtë rast, konsiderohet plagjiaturë edhe nëse e cekni burimin në fund të faqes.

Plagjiatura aksidentale – ose plagjiatura e paqëllimshme nënkupton kur një person neglizhon citimin e burimeve, i keq-citon burimet ose parafrazon padashje ndonjë burim, duke përdorur fjalë, grupe fjalësh apo strukturë të ngjashme.

Për t’i shmangur këto lloje plagjiaturash, sidomos plagjiaturën aksidentale, ju mund ta përdorni e-citimin. E-citimi është një nga produktet e platformës Akademia, përmes së cilit mund t’i pasuroni shkrimet dhe ta parandaloni plagjiaturën, duke ju referuar si duhet burimeve të përdorura. Më shumë rreth e-citimit dhe mënyrës së përdorimit, mund të lexoni këtu.

Ndërkaq, për ta kuptuar nëse një punim përmban plagjiaturë, ju mund ta përdorni Sistemin Anti-Plagjiaturë, i cili ju mundëson analizë ndërgjuhësore dhe krahasimin e shkrimeve në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja.

Plagjiatura përmes diplomave të blera

 

“Punimi i temave të diplomës. Kontakto dhe bëhu i diplomuar”– kjo është veç një nga ‘reklamat’ në një faqe interneti, në të cilën ofrohen punime diplome me pagesë. Punimi i diplomës, që përfaqëson nivelin dhe aftësitë akademike të një studenti, vazhdon të shitet online sikur të ishte një produkt  zakonshëm…

Një hulumtim nga Preportr, i titulluar “Pazari me tema të diplomës” vuri në pah këtë dukuri shqetësuese që ende po vazhdon të jetë e pranishme. Për të përmbushur detyrat akademike, disa studentë kanë zgjedhur mënyrën më të lehtë: blerjen e diplomave. E për këtë po kujdesen individë të ndryshëm që merren me këtë ‘biznes’. Mjafton të kërkoni me fjalët “punime diplome” apo “tema diplome” dhe shumë shpejt do t’ju shfaqen faqe apo platforma online që merren me shitjen e diplomave. Sipas hulumtimit, del se çmimet për punime diplomash fillojnë nga 200 deri në 300 euro, varësisht edhe prej nivelit të studimeve për të cilin kërkohet. Madje, ky lloj shërbimi vazhdon të ofrohet pa u penguar dhe pa u ndëshkuar.

“Të gjithë individët që shesin tema që ka kontaktuar Preportr, kanë thënë se nuk ka ndodhur ndonjëherë që punimet e tyre të kthehen prapa ose të dyshohen për plagjiaturë. Pavarësisht që aktiviteti i tyre është i njohur, këta persona po e zhvillojnë atë pa u penguar nga askush. Kjo edhe për faktin se shumica e profesorëve në Universitetin e Prishtinës mentorojnë shumë tema të diplomës brenda vitit, gjë që e bënë thuajse të pamundur të verifikohen mirë ato. Asnjë profesor deri më tani nuk e ka denoncuar në rektorat ndonjë temë diplome për plagjiaturë”, thuhet në hulumtim.

 

Lexo poashtu: Si të shkruajmë një temë diplome pa plagjiaturë?

 

Pavarësisht kësaj, kjo dukuri vazhdon të lulëzojë dhe  madje, për ironi, ata që merren me këtë “biznes” e promovojnë edhe si “përmbyllje me sukses e detyrimeve akademike”.

Si ta shmangni?

Plagjiatura është përvetësim i punës a ideve të dikujt tjetër, është mashtrim akademik. Si e tillë, duhet të shmanget dhe të ndëshkohet. Mbase në disa raste është vështirë të identifikohet, por nuk është e pamundur, sidomos nëse përdorni mjetet e duhura.

Pse është i nevojshëm sistemi Anti-Plagjiaturë?

Në hulumtimin e Preportr, një nga shitësit e diplomave ka deklaruar se ka pasur raste kur të njëjtën temë me disa ndryshime të vogla e ka bërë 3-4 herë tek i njëjti profesor, brenda një viti. Në anën tjetër, të dhënat treguan raste kur një profesor i vetëm ka monitoruar 143 tema të diplomës për 2 vjet e 5 muaj. Prandaj, kjo është një arsye më shumë pse përdorimi i sistemit anti-plagjiaturë është mëse i nevojshëm nëpër institucione arsimore – ju ofron saktësi dhe ju kursen kohë. Përdorimi i sistemit anti-plagjiaturë për t’i krahasuar dokumentet për ngjashmëri, është metoda më efektive për parandalimin e plagjiaturës. Raporti i ngjashmërisë ju kursen 99% të kohës për të gjetur rastet me plagjiaturë.

Përmes produkteve që ofron Akademia, ju mund t’i identifikoni ngjashmëritë mes teksteve në gjuhën shqipe si dhe mes teksteve në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Po ashtu, ju mundëson ta shmangni plagjiaturën dhe ta pasuroni punimin tuaj, duke përdorur e-citimin.

Si të shkruajmë një temë diplome pa plagjiaturë?

Çdo përdorim dhe paraqitje e mendimeve të të tjerëve si tonat është plagjiaturë. Kushti i parë kur shkruajmë një punim diplome apo çfarëdo punimi tjetër shkencor e akademik, është të kuptojmë se çka është plagjiatura dhe ta shmangim atë plotësisht.

Nëse e shmangim plagjiaturën, kjo nuk do të thotë se ne duhet të shpikim teori, mirëpo duhet të bazohemi në gjetjet e shkencëtarëve dhe autorëve të asaj fushe, gjithmonë duke e pasuar mendimin tonë, pajtueshmërinë ose mospajtueshmërinë mbi një tezë të caktuar që e kemi para vetes.

Veç kësaj, çdo përdorim i teorive të shkencëtarëve që ne vendosim t’i marrim për bazë kur shkruajmë nje temë diplome, ose bëjmë një kërkim për një fushë të caktuar, medoemos duhet cituar apo parafrazuar autorin nga e marrim atë teori, fjali, të dhënë etj.

Pra, kushti i parë të shkruajmë një temë diplome pa plagjiaturë është ta kuptojmë që po “vjedhim”, jo një kuletë, por idetë e dikujt.
Sa përqind plagjiaturë lejohet në një punim?
ZERO. Të vjedhësh një çamçakëz, ose të vjedhësh në një bankë, vjedhje mbetet, andaj duhet shmangur plotësisht.
Si mund të shmangim plagjiaturën?
E dijmë që jo tërësisht një punim mund ta mbështesim vetëm në idetë tona dhe medoemos jemi të detyruar të bazohemi në literaturën ekzistuese. Andaj, mënyra më e mirë dhe e duhur për të shmangur plagjiaturën është parafrazimi dhe citimi. Ky i fundit nuk guxon të kaloj 20% të tekstit të përgjithshëm brenda një punimi.
Si ta dijmë se sa përqind kemi cituar?
Tashmë është tejet e thjeshtë. Për këtë, mund të shërbehemi me Platformën Akademia, e cila identifikon ngjashmëritë që mund të konsiderohen plagjiaturë në më shumë se 10 gjuhë dhe është sistemi i vetëm në botë që gjen ngjashmëritë ndërgjuhësore.

Kur jemi te parafrazimi, ajo është forma më e mirë e shmangies nga plagjiatura dhe ju lejon të përdoni mendimet tuaja brenda një fjalie të parafrazuar nga ndonjë autor. Pra, shprehja e ndonjë ideje duke parafrazuar, ju lejon të komentoni brenda asaj fjalie mendimet tuaja. Mundohuni të parafrazoni para se të citoni. Citimi le të mbetet opsioni i vetëm, kur nuk kemi mundësi ose e kemi të pamundur të parafrazojmë. Kështu mund të qëndroni brenda 20 përqindëshit të citimit.

Para se të filloni të shkruani temën, duhet të bëni një listë specifike me titujt e librave, revistave dhe burimeve, ku do të bazoheni në punimin tuaj. Para se të filloni të shkruani dhe keni gjetur literaturën e mjatueshme, këshillohet të lexoni literaturën dhe gjatë leximit të mbani shënime se cilat pjesë do të donit t’i përdornit për nevojat e punimit tuaj.

Mbajeni mend, nëse sot do të arrini të diplomoheni me një punim plagjiat, gjithmonë ekziston rreziku që nesër do të mund t’u revokohet titulli dhe do të keni sanksione shtesë, andaj kujdes. Punën e tjetrit mos e paraqisni si tuajën!

Vlerësimi i performancës së Platformës Akademia është bërë fillimisht në vitin 2018. Duke parë se këto rezultate lënin vend për përmirësim, padyshim që ishin të pranueshme, marrë për bazë faktin që asnjëherë nuk ishim të fokusuar të zhvillojmë sistemin për mbështetjen e gjuhëve perendimore.

Lexo më shumë rreth teknologjisë në edukim.

 

Megjithatë gjatë kësaj kohe kemi punuar intenzivisht për përditësimin me qëllim përmirësimin e Platformës Akademia, pikërisht për të mbështetur gjuhët perendimore. Pas rivlerësimit të vitit 2020, jemi tejet të lumtur të ju prezantojmë sukseset tona, bazuar në hulumtimin e Rrjeti Europian për Integritet Akademik (RrEIA)
Sa i përket metodologjisë së hulumtimit, dokumentet e përdorura për testim janë shkruar në tetë gjuhë të ndryshme (Çekisht, Gjermanisht, Letonisht, Spanjisht, Anglisht, Italisht, Sllovakisht dhe Turqisht), me qëllim për të kuptuar se cilat sisteme janë më të përshtatshme për secilën nga këto gjuhë. Poashtu, dokumentet e përdorura për testim, janë përgatitur, duke përdorë burime dhe teknikat më të përdorura nga studentët në shkrimet e tyre (Wikipedia, Burime publike, Përkthime të artikujve nga një gjuhë në tjetrën, dokumente pa plagjiaturë dhe dokumente me burime të shumëfishta).
Dallimi qenësor i përmirësimit të Platformës Akademia sa i përket përdorshmërisë së gjuhëve të huaja, nga viti 2018 sa e kishte vlerësuar kërkimin në gjuhën angleze me 2.8, në vitin 2020, po e njejta gjuhë është vlerësuar me 3.9.
Kur jemi te përfshirja e burimeve, Akademia është vlerësuar më së larti për gjetjet nga Wikipedia me 2.3 pikë dhe kështu në vitin 2018 është renditur e 9-ta për nga pozita për gjetjet nga Wikipedia, pozitën e 6-të për gjetjet nga Publikimet e hapura, pozitën e 7-të për punimet e studentëve dhe pozitën e 11-të për artikujt online. Për dallim nga viti 2018, në vitin 2020, në vlerësimin e Platformës Akademia për përfshirjen e burimeve, kemi ngritje të fuqishme, sipas këtij rangimi: për gjetjet nga Wikipedia, nga të gjitha platformat simotra, Platforma Akademia zë vendin e parë, për publikimet e hapura zë vendin e dytë, për punimet e studentëve zë vendin e 7-të dhe për artikujt online nga pozita e 13-të e vitit 2018, jemi në pozitën e dytë për vitin 2020.

Lexo më shumë se si të shmangim plagjiaturën?

Janë analizuar dy aspekte të platformave për detektimin e plagjiaturës: përfshirja dhe përdorshmëria.
Sa i përket përfshirjes, Akademia zë vendin e dytë si platforma me përfshirjen më të mirë.
Si rrjedhojë e të gjitha këtyre rezultateve,
Platforma Akademia është ndër sistemet më të avansuara në gjithë botën në aspektin e cilësisë së kontrollit dhe
për çka ne jemi jashtëzakonisht krenar është fakti që
Platforma Akademia, është sistemi i vetëm në botë që mundëson
kontrollimet ndërgjuhësore!

 

Vlerësimi i performancës së Platformës Akademia është edhe online, dhe mund ta shkarkoni dokumentin KËTU!
Si rrjedhojë e të gjitha këtyre rezultateve, Platforma Akademia është ndër sistemet më të avansuara në gjithë botën në aspektin e cilësisë së kontrollit dhe për çka ne jemi jashtëzakonisht krenar është fakti që
Platforma Akademia, është sistemi i vetëm në botë që mundëson
kontrollimet ndërgjuhësore!

 

Për më tepër rreth vlerësimit të Platformës Akademia, shkarkojeni dokumentin KËTU!
Duke jetuar në një epokë digjitale, është e pashmangshme të mos flasim edhe mbi rolin e teknologjisë ne edukim. Sot, më shumë se kurrë më parë, është shumë me rëndësi përshtatshmëria me teknologjinë. Padyshim edhe edukimi nuk mund t’i shpëtojë këtij trendi.
Nëse deri dje informacionet e vetme qoftë në shkollë, qoftë në studime është dashur t’i marrim nga librat, gjetja e informacioneve sot është bërë shumë më e lehtë. Kjo përveç të mirave, ka dhe sfidat e saja. Ndër sfidat kryesore është pikërisht filtrimi i informacioneve. Poashtu problematike mbetet autorësia e punimeve nga studiuesit e ndryshëm, duke vënë re “vjedhjen” e autorësisë që ndryshe njihet si plagjiaturë.

“Plagjiaturë është prezantimi i punës së dikujt tjetër
sikur të jetë e juaja, me ose pa lejen e tyre duke e përfshirë
në shkrimet tuaja pa referencim adekuat.”

Universiteti i Oxford-it

Lexo më shumë se si të shmangim plagjiaturën?

Si kompani e teknologjisë së informacionit me fokus në sektorin e arsimit, Platforma Akademia mbështet krijimin e një ambienti inkurajues drejt suksesit dhe përmirësimit të jetës akademike në Kosovë.


Akademia përveç ofrimit të sistemit anti-plagjiaturë për tregun shqip-folës, angazhohet vazhdimisht në digjitalizimin e sistemit arsimor në të gjitha trojet shqiptare.