Albanian Language Plagiarism Detection (ALPlag)
Albanian Language Plagiarism Detection është sistemi i parë për kontrollimin e ngjashmërive në gjuhën shqipe. ALPlag mundëson krahasimin e shkrimeve në gjuhën shqipe me shkrime tjera publike digjitale, po ashtu në gjuhën shqipe.

Ngarko


Word
Kontrollo

Lexo Raportin


Para se t’i kontrollojmë fjalitë, ne kujdesemi që fillimisht të kuptojmë sa më mirë se cilat janë fjalët kyçe të përdorura në çdo fjali, në mënyrë që t’i kemi pikë reference në procesin e krahasimit.
Procesi krahasimit bëhet në nivel të fjalive dhe pastaj kalohet në nivel dokumenti, për t’i pasur më të qarta burimet potenciale të ngjashmërisë. Krahasimi i çdo fjalie dhe shkrimi, arrihet përmes qasjes në miliona shkrime dhe qindra mijëra dokumenteve në gjuhën shqipe.


Raportit të cilin mund ta shkarkoni, ne i kemi bashkangjitur një përmbledhje në dokumentin që keni ngarkuar. Ky raport është në formatin PDF dhe mund të përdoret offline.
Në raportin e ngjashmërisë paraqitet përmbledhja e burimeve prej nga është gjetur ngjashmëria, dhe klasifikimi i fjalive në bazë të nivelit të ngjashmërisë dhe përmbajtjes së cituar direkt.


Raporti i ngjashmërisë zhvillon interaktivitetin në mes të vlerësuesit dhe shkruesit, duke ju ofruar qasje të dy palëve në rezultatet e nxjerra nga kontrollimi i ngjashmërisë.
Dëshironi të mësoni më shumë?
Universitet
Platforma Akademia ofron pako të ndryshme të integrimit për të gjitha institucionet e arsimit të lartë.
Shkolla
Platforma Akademia është e përshtatshme për nevojat e shkollave në integrimin e sistemin anti-plagjiaturë
Organizata
Platforma Akademia ofron personalizim të sistemit anti-plagjiaturë edhe për organizata dhe biznese.