Plagjiatura është një dukuri që ka filluar të brengos në masë të madhe të gjithë sferën dhe nivelet akademike në Kosovë dhe Shqipëri. Duke filluar nga niveli i Arsimit te Lartë, plagjiatura është përhapur në masë të madhe në të gjitha nivelet akademike si dhe organizata të ndryshme që operojnë në Kosovë. Meqë plagjiatura po dëmton në shkallë shumë të madhe zhvillimin personal dhe akademik, është shumë e rëndësishme të mësojmë si të shkruajmë pa plagjiaturë edhe kur inspirohemi nga të tjerët.

Platforma Akademia ka bërë hulumtim me studentët, profesorët dhe hulumtuesit rreth njohurive që kanë për plagjiaturën si dukuri. Përgjigjjet treguan se 95.5% e të anketuarve kanë dëgjuar për fjalën plagjiaturë. Ndonëse plagjiatura si koncept bazik është kuptuar, rreth 35% e pjesëmarrësve në hulumtim, ende nuk e kanë të qartë se si mund të parandalojnë plagjiaturën në punimet e tyre.

Shumica kanë dëgjuar për fjalën plagjiaturë, dhe 20% e të anketuarve pohojnë se kanë bërë plagjiaturë në punimet e tyre, kurse rreth 22% të pjesëmarrësve nuk janë të sigurtë nëse punimet e tyre përmbajnë plagjiaturë.

Duke i ’u referuar Universitetit te Oksfordit , “Plagjiatura është prezantimi i punës së huaj sikur të jetë e jotja, pa lejen ose edhe pa referencimin adekuat për të njohur punën e dikujt tjetër”(University of Oxford, p.d.) . Veprime të tilla jo vetëm se dëmtojnë zhvillimin e ideve të reja, mirëpo ndikojnë negativisht në cilësinë dhe integritetin e informacioneve që marrim.

Mënyrat të cilat na ndihmojnë për të parandaluar plagjiaturën janë citimi, referencimi dhe prezantimi i argumenteve individuale.

Citimi dhe Referencimi

Të mësojmë se si t’iu referohemi punës së autorëve dhe krijuesve të ndryshëm, është e domosdoshme kur duam të parandalojmë plagjiaturën. Lista e referencave në fund të punimit ose hulumtimit shkencorë si dhe referencimi i fjalive të shkruara duke u bazuar në punën e dikujt tjetër është i domosdoshëm. Duke i kontribuar të drejtat autoriale autorëve të parë krijojmë një strukture të fortë të punimeve nga të cilat mund të ndajmë idetë personale nga ato të autorit.

Stili unik i të shkruarit

Kur fillojmë të shkruajmë, është i pamohueshëm fakti që ndonjëherë bëhet e vështirë të përdorim ose zhvillojmë një stil unik të shkrimit. Ky fakt shpeshherë na bën të mendojmë drejt huazimit të punës së dikujt tjetër dhe ta prezantojmë atë sikur të jetë unike. Në raste të tilla, ne mund te referencojmë punën e dikujt në mënyrë qe më pas të përshkruajmë pajtueshmëritë ose sugjerimet personale ndaj një teorie të caktuar. Sidoqoftë, zhvillimi i një stili unik të shkrimit ngrit nivelin e cilësisë së shkrimit.

Mendimi juaj ka vlerë

Dilema se mendimi personal ose kritika në shkrime mund të jetë i gabueshëm bën që të besojmë se huazimi i disa fragmenteve mund të rrisë vlerën e një punim.

Ne duhet të pranojmë se shprehja e mendimit të lirë dhe vënia në dyshim e teorive të caktuara është e drejte bazike e çdo njeriu.

Përderisa mendimet dhe kritikat personale janë të shprehura qartë, strukturuara mirë, dhe arsyetuara me njohuri e fakte të sakta, ne inkurajojmë që të sfidojmë njohuritë e vjetra ne njërën anë dhe zhvillimin e ideve të reja në anën tjetër.

Si teknologji mbështetëse për zhvillimin e mendimit kritik, njohurive të reja dhe kontrollimit të ngjajshmërive, Platforma Akademia mundëson shkrimtarët, akademikët dhe hulumtuesit të kenë një sistem për kontrolluar shkrimet për ngjajshmëri të mundshme jo vetëm në gjuhën shqipe.

Falsiteti në veprimet intelektuale është imoraliteti intelektual.

Thomas Chrowder Chamberlin