Platforma Akademia sistemi i parë Anti-Plagjiaturë në rajon!

Besart Kunushevci i jep fitoren Kosovës në Garën Rajonale për “Biznes plane – të Gjelbërta dhe Inovative” me Platformën Akademia

Forumi për Iniciativa Qytetare, informon për fitorën e ideatorit Kosovar Besart Kunushevci në garën rajonale për “Biznese të gjelbërta dhe Inovative” që u organizua në Kolasin, Mal të Zi prej 26-29 Korrik prej Balkan Green Foundation me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund.

Platforma Akademia, e konceptuar dhe zhvilluar prej Besart Kunushevcit parasheh ndërtimin e një start up-i Teknologjik për Kosovë dhe vendet shqipfolëse të Rajonit, që do të ndalojë plagjiaturën në sistemin akademik të Kosovës duke mbështetur hulumtimet shkencore dhe duke zvogëluar mbeturinat nga përdorimi i letrës.

Ky do të jetë aplikacioni i parë i këtij lloji në Ballkan që do të shërbejë si mjet për identifikim të plagjiaturës.

Platforma “Akademia” është përzgjedhur ndërmjet 18 ideve rajonale si një ndër projekt-propozimet më të mira, që sjell ndryshime konceptuale të sistemit akademik të Kosovës. Platforma do të mbështetet financiarisht  prej Rockefeller Brothers Fund dhe FIQ.

Platforma “Akademi” u përzgjoll prej FIQ si njëra nga tre idetë më të mira në garën nacionale të organizuar prej FIQ “Ide Biznesi – Të Gjelbërta dhe Inovative 2017”.

Dy ide të tjera garuese në këtë garë ishin edhe “DYVO” e zhvilluar nga Nikki Murseli, dhe “Rrënjët tona” e ideuar prej Fisnik Kuqi.

FIQ e zhvillon garën “Plane biznesi – të gjelbërta dhe innovative” prej vitit 2012, me qëllim nxitjen e ndërrmarrësisë sociale, ekonomisë së gjelbërt dhe punësimit lokal.

Programi “Biznes plane – të gjelbërta dhe innovative” mbështetet prej Rockefeller Brothers Fund. FIQ është një fondacion që promovon filantropinë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, rajon dhe më gjërë.

Lajmi origjinalhttps://fiq-fci.org/news/825